Incidenti në Shuto Orizarë, inspektori dhe Dudushi denoncojnë njëri – tjetrin!

I punësuar si inspektor në Qytetin e Shkupit, dje në orën 10:30 ka denoncuar në polici se në rrugën “2” pa numër afër një deponie të jashtëligjshme, gjatë kryerjes së The post Incidenti në Shuto Orizarë, inspektori dhe Dudushi denoncojnë njëri – tjetrin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 13, 2025 - 04:00
 0  4
Incidenti në Shuto Orizarë, inspektori dhe Dudushi denoncojnë njëri – tjetrin!

I punësuar si inspektor në Qytetin e Shkupit, dje në orën 10:30 ka denoncuar në polici se në rrugën “2” pa numër afër një deponie të jashtëligjshme, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare për vëzhgim dhe marrjen e mostrave, kanë dalë dy persona. Sipas denoncimt, njëri prej personave ishte K.D., kryetar i Komunës së Shuto Orizares, i cili filloi ta ofendonte dhe kërcënonte atë dhe kolegët e tij dhe pengonte marrjen e mostrave.

Siç theksohet në buletinin e sotëm të MPB-së, pasditen e djeshme, në orën 13:10, në Drejtorinë e Policisë Shuto Orizarë ka bërë kallëzim K.D. (50) nga Shkupi, kryetar i Komunës së Shuto Orizares.

Ai ka raportuar se gjatë një mbikëqyrjeje inspektuese të mbeturinave nga punonjës të Qytetit të Shkupit, e cila ndodhej në pronën e tij në zonën e Shuto Orizares, F.S. (47) nga Shkupi, i punësuar në qytetin e Shkupit, e ka kërcënuar.

Policia po punon në zbardhjen e rastit.

The post Incidenti në Shuto Orizarë, inspektori dhe Dudushi denoncojnë njëri – tjetrin! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .