Gjykata Kushtetuese me procedurë për Kodin Penal!

Gjykata kushtetuese vendosi të fillojë procedurë për ndryshimet e Kodit penal, shumica e gjykatësve në seancë kanë theksuar se duhet të fillohet procedurë për shkak se Ligji është i dëmshëm The post Gjykata Kushtetuese me procedurë për Kodin Penal! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 13, 2025 - 04:00
 0  6
Gjykata Kushtetuese me procedurë për Kodin Penal!

Gjykata kushtetuese vendosi të fillojë procedurë për ndryshimet e Kodit penal, shumica e gjykatësve në seancë kanë theksuar se duhet të fillohet procedurë për shkak se Ligji është i dëmshëm dhe ka pasoja të gjera, por një pjesë e tyre pohonin se nuk është në kompetencë të Kushtetueseses për të vendosur për procedurën e sjelljes së Ligjit në Kuvend.

Gjykatësja raportuese, Elizabeta Dukovska, theksoi se gjetjet e parashtruesit janë të pabaza dhe propozoi që gjykata ta hedh poshtë propozimin. Më 6 shtator të vitit 2023, Kuvendi i ka sjellë ndryshimet e Kodit penal që shkaktuan reagime në opinion, te ekspertët juridik si dhe nga Komisioni europian. Ndryshimet i ulën dënimet për keqpërdorim të postit zyrtar dhe shoqërimit kriminel, gjë që shkaktoi reagime negative.

Pushteti i arsyetonte ndryshimet me harmonizimin me direktivat e BE-së, ndërsa opozita vlerësonte se është përpjekje për amnistinë e funksionarëve. Nisma është parashtuar nga kryetari i Lidhjes demokratike, Pavle Trajanovski.

“Por për të mos shkaktuar pasoja të dëmshme në sistemin gjyqësor gjatë zbatimit të Kodit penal dhe këtyre ndryshimeve, vendosëm që t’i japim edhe një mundësi Kuvendit, në afat prej 6 muajve që ta harmonizojë me pozicionet tona. Në rast se nuk e bëjnë këtë, vijon vendim ose për shfuqizim ose për anulim nga Gjykata Kushtetuese. Nuk mundem nga tani ta parashoh, megjithatë vendimi është i Gjykatës”, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

The post Gjykata Kushtetuese me procedurë për Kodin Penal! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .