Debat në Kuvend!
Deputeti i Frontit Europian nga komuniteti turk, Salih Murat ka kërkuar sqarim nga ministri i Komuniteteve në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoillkoviq se pse ftoi dhe i dha hapësirë për The post Debat në Kuvend! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
![Debat në Kuvend!](https://flaka.com.mk/wp-content/uploads/2025/02/kuvend.png)
Deputeti i Frontit Europian nga komuniteti turk, Salih Murat ka kërkuar sqarim nga ministri i Komuniteteve në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoillkoviq se pse ftoi dhe i dha hapësirë për paraqitje publike, presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodikut, transmeton TV21.
Murat deklaroi se Dodik, si i sanksionuar nga ShBA-të, u ftua në kohë kritike, duke përmendur se ai mohon gjenocidin e Srebrenicës dhe shprehu qëndrime anti-NATO, që çojnë drejt destabilizimit të Ballkanit Perëndimor.
Murat, vlerësoi se me këtë Stoillkoviqi i ka bërë dëm të madh Maqedonisë dhe ia ka përmendur ministrit të Komuniteteve mungesën e tij në kremtimin e ditës së komunitetit turk dhe mos ndarjen e asnjë denarë për të shënuar këtë ditë.
Ministri i komuniteteve, Ivan Stoillkoviq duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Frontit Europian, Salih Murat ka vlerësuar se ai po mundohet të bëjë politik me akademinë për shënimin e Ditës së komunitetit serb në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.
Stoillkoviq deklaroi se Dodik edhe në dhjetë vitet e kaluara ka marrë pjesë në këtë Akademi dhe është pritur në takime nga përfaqësues të lartë shtetëror të RMV-së.
Ai pyeti Murat se pse atëherë nuk paraqiste problem ardhja e Dodikut në Maqedoni, kurse tani po?
Ndërkaq Murat iu përgjigj se kjo është qasje selektive e tij, duke ia përmendur mosprezencën në shënimin e Ditës së komunitetit turk.
The post Debat në Kuvend! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .