Iniciativë e BNJVL: vandalët e mitur të sanksionohen me shërbime në komunitet

Të miturit që vandalizojnë do të kryejnë shërbime në komunitet. Kjo iniciativë, me propozim të Komunës Qendër, u miratua njëzëri nga Asociacioni i Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Qëllimi i iniciativës, përgjegjësi e së cilës është Komuna Qendër, siç sqarojnë komuna, është krijimi i zgjidhjeve efikase ligjore dhe parandalimin […]

shkurt 10, 2025 - 21:00
 0  5
Iniciativë e BNJVL: vandalët e mitur të sanksionohen me shërbime në komunitet
Foto nga Mikhail Nilov: https://www.pexels.com/photo/sad-boy-in-gray-sweater-sitting-on-the-floor-7929419/

Të miturit që vandalizojnë do të kryejnë shërbime në komunitet. Kjo iniciativë, me propozim të Komunës Qendër, u miratua njëzëri nga Asociacioni i Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i iniciativës, përgjegjësi e së cilës është Komuna Qendër, siç sqarojnë komuna, është krijimi i zgjidhjeve efikase ligjore dhe parandalimin e pasojave më të rënda nga dukuritë e tilla negative.

“Iniciativa parasheh ndryshime në Ligjin për Procedurën e Kundërvajtjes, Ligjin për Sprovë dhe Ligjin për Drejtësi për Fëmijët, me qëllim që të futet puna në komunitet si masë që do të parandalojë vandalizmin dhe do të kontribuojë në risocializimin e të miturve. Gjithashtu, propozohet që të shqyrtohen ndryshimet në Ligjin për Familjen dhe Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve, në mënyrë që të sigurohet një kornizë ligjore që do të përfshijë përgjegjësinë e prindërve përmes punës së përbashkët komunitare”, thonë nga Komuna Qendër.

Që nisma të vihet në jetë, është e nevojshme të formohet një grup pune ekspertësh i përbërë nga Qeveria, ministritë e linjës, qendrat e punës sociale, shkollat ​​dhe organizatat joqeveritare.

Ndryshe, përdorimi i narkotikëvedhuna, pjesëmarrja në krime, vjedhjet dhe shumë sjellje të tjera devijante janë të pranishme te nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend.