Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para në këmbim të votave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i bën thirrje SPAK-ut që të marr masa. “Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK! Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos […]

maj 11, 2025 - 00:00
 0  3
Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para në këmbim të votave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i bën thirrje SPAK-ut që të marr masa.

“Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK!

Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë!

Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike.

Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korrupsionit.

Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do përpiqen ta bëjnë dhe nesër gjate votimit. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre.

E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hienat e natës”, shkruhej në postimin e tij.