Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama thotë molotovarët e opozitës, pengojnë sa të mundën Shqipërinë, lidhur me procesin e integrimit. Në Asamblenë e PS në Vlorë, Rama tha se asnjë opozitë nuk ia ia ka bërë këtë vendit të vet, duke kërkuar në Bruksel bllokimin e integrimit. “Molotovarët i kemi mbrapa. Janë specia e vetme që njeh Europa […]

Prill 13, 2026 - 20:00
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama thotë molotovarët e opozitës, pengojnë sa të mundën Shqipërinë, lidhur me procesin e integrimit.

Në Asamblenë e PS në Vlorë, Rama tha se asnjë opozitë nuk ia ia ka bërë këtë vendit të vet, duke kërkuar në Bruksel bllokimin e integrimit.

“Molotovarët i kemi mbrapa. Janë specia e vetme që njeh Europa në aspektin e eksportimit të llumit nëpër Europë, për të penguar sa të munden Shqipërinë. Këtë e dëgjon nga ata, në Europë. Nuk ka pasur më përpara. Kishte Maqedonia konflikte, nuk kanë para ata të shkojnë trupa parlamentare të opozitës dhe t’i thonë bllokoni procesin. Nuk ka ndodhur. Këtë gjë, në gjuhë të huaj nuk e kanë bërë. Opozita në Mal të Zi, nuk ka shkuar në Bruksel, ndaloni, bllokoni, futini në karantinë, sepse në atë vend bëhen të gjitha të zezat. Si mundet të kriminalizohet vendi yt? Mua personalisht, sulmet e tyre më janë bërë sukses dhe shëndet. Askush nuk ia ka bërë këtë vendit të vet. Duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë kemi në kurriz. Të bëjmë histori duke i kapërcyer të gjitha pengesat, ta realizojmë objektivin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, theksoi ai.