Edi Rama: Asnjë qeveri italiane nuk ka pasur bashkëpunim të ngjeshur me Shqipërinë si ajo e Melonit
Kryeministri Edi Rama ka thënë që asnjë qeveri italiane si ajo e Giorgia Melonit nuk ka pasur një program kaq të dendur bashkëpunimi me Shqipërinë. “Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur


Kryeministri Edi Rama ka thënë që asnjë qeveri italiane si ajo e Giorgia Melonit nuk ka pasur një program kaq të dendur bashkëpunimi me Shqipërinë.
“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama e konsideron zhvilim e siguri për vendin, afrimin e mëtejshëm me fqinjin e vet.
“Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë”.
