Inter Miami bashkë me Messin fitojnë për herë të parë MLS-in

Mbrëmja e djeshme shkroi histori për Inter Miamin. Ekipi së bashku me yllin e futbollit, Lionel Messi, për herë të parë kanë fituar titullin e kampionit në MLS. Miami në finale të plejofit të MLS-it e mposhti skuadrën Vancouver Whitecaps me rezultatin, 3:1. Edier Ocampo shënoi autogol në minutën e tetë për epërsinë e Miamit. […]

dhjetor 7, 2025 - 10:30
 0
Inter Miami bashkë me Messin fitojnë për herë të parë MLS-in

Mbrëmja e djeshme shkroi histori për Inter Miamin.

Ekipi së bashku me yllin e futbollit, Lionel Messi, për herë të parë kanë fituar titullin e kampionit në MLS.

Miami në finale të plejofit të MLS-it e mposhti skuadrën Vancouver Whitecaps me rezultatin, 3:1.

Edier Ocampo shënoi autogol në minutën e tetë për epërsinë e Miamit.

Vancouveri shifrat i barazoi në minutën e 60-të me golin që e shënoi Ali Ahmed.

Golin e epërsisë 2:1 për Miamin e realizoi Rodrigo de Paul me asistim te Messit në minutën e 71-të.

Ndërsa golin e tretë e realizoi Tadeo Allende në minutën e 96-të. Asistimin e bëri sërish ylli i futbollit, Messi.

Inter Miami të dielën e kaluar e mposhti 5:1 New York Cityn për titullin e Konferencës Lindore dhe avancoi në finale të “MLS Cup”, të cilën sonte e fitoi.