Ish-deputeti Shkumbin Demaliaj i bashkohet PDK-së

Partisë Demokratike të Kosovës, nga sot i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Kështu ka bërë të ditur kryetari PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook. Ai tha se shkrirja e Iniciativa Qytetare “Demokracia” në PDK, është hap i rëndësishëm në rrugëtimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike

Nëntor 24, 2025 - 16:00
 0
Ish-deputeti Shkumbin Demaliaj i bashkohet PDK-së
Ish-deputeti Shkumbin Demaliaj i bashkohet PDK-së

Ish-deputeti Shkumbin Demaliaj i bashkohet PDK-së

Partisë Demokratike të Kosovës, nga sot i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj.

Kështu ka bërë të ditur kryetari PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se shkrirja e Iniciativa Qytetare “Demokracia” në PDK, është hap i rëndësishëm në rrugëtimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.

“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.
Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, thuhet në postimin e Hamzës.