Ish-gjyqtari suprem Georgiev ka gjetur punë si magazinier: Del gjatë ditës, kthehet në burg natën
Ish-gjyqtari i dënuar i Gjykatës së Lartë, Naqe Georgiev, i cili u dënua për marrje ryshfeti, tani ka gjetur punë si magazinier, mëson “Skopje1”. Kjo, nga ana tjetër, i lejon atij ta kalojë ditën jashtë burgut, por ai duhet të kthehet përsëri natën. Komoditeti u bë i mundur sepse ai vuajti pak më shumë se […]


Ish-gjyqtari i dënuar i Gjykatës së Lartë, Naqe Georgiev, i cili u dënua për marrje ryshfeti, tani ka gjetur punë si magazinier, mëson “Skopje1”. Kjo, nga ana tjetër, i lejon atij ta kalojë ditën jashtë burgut, por ai duhet të kthehet përsëri natën. Komoditeti u bë i mundur sepse ai vuajti pak më shumë se një vit nga një dënim tre-vjeçar me burg. Nga burgu i Shkupit, ai u transferua në burgun e Strumicës, transmeton Portalb.mk.
“I dënuari përdor rregullisht përfitime, fundjavë tre-ditore, dalje prej shtatë orësh. Prej sot është i punësuar në një kompani private, me pëlqimin e drejtorit të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve”, thotë drejtori i burgut, Zoran Ristov, për “Skopje1”.
Por, edhe gjatë vitit të kaluar, ai i ka shfrytëzuar përfitimet. Sipas informacioneve nga “Skopje1”, Georgiev lirohej gjatë fundjavave, të cilat i ishin dhënë në përputhje me rregulloren e burgut. Ai gëzonte të gjitha privilegjet, falë sjelljes së tij të mirë.
Përndryshe, Georgiev arriti marrëveshje me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në rastin e marrjes së ryshfetit nga djali i ish-kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev, dhe pranoi dënim me tre vjet burg, si dhe ndalim për kryerjen e çdo profesioni, aktiviteti ose detyre të një personi zyrtar për një periudhë prej tre vjetësh.