Ish-kryeministri Georgievski: “Kombi maqedonas ka dalë nga ai bullgar” – Vestimak.mk ndez debat të ri historik
Uebsajti bullgar në gjuhën maqedonase Vestimak.mk, i redaktuar nga Sofja, ka publikuar një material që po ngjall reagime në Shkup. Në videon e publikuar, ish-kryeministri Ljubço Georgievski deklaron se, sipas tij, kombi maqedonas rrjedh nga kombi bullgar. Georgievski thekson se është “një nga të paktët maqedonas” që beson se formimi i identitetit maqedonas është rezultat […]
Uebsajti bullgar në gjuhën maqedonase Vestimak.mk, i redaktuar nga Sofja, ka publikuar një material që po ngjall reagime në Shkup. Në videon e publikuar, ish-kryeministri Ljubço Georgievski deklaron se, sipas tij, kombi maqedonas rrjedh nga kombi bullgar.
Georgievski thekson se është “një nga të paktët maqedonas” që beson se formimi i identitetit maqedonas është rezultat i një procesi të gjatë historik, i shoqëruar me konflikte dhe ndryshime të vazhdueshme. Ai mohon narrativën se identiteti maqedonas është krijuar në vitin 1945, duke u shprehur se zhvillimi i tij nisi shumë më herët dhe kaloi nëpër etapa të ndryshme.
Deklarata e tij pritet të nxisë reagime të reja në opinionin publik, duke qenë se çështja e identitetit kombëtar mbetet një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes.
VIDEO 1: https://www.facebook.com/watch/?v=4329980063991162
VIDEO 2: https://www.facebook.com/watch/?v=4329980063991162