Raportohet se një vajzë ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak çaste më parë në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt i një objekti banimi. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar për rastin. Sipas informacioneve jozyrtare, vajza është e lindur në vitin 2006. Ajo është transportuar me […]

Mars 14, 2026 - 23:30
 0
Raportohet se një vajzë ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak çaste më parë në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt i një objekti banimi.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar për rastin.

Sipas informacioneve jozyrtare, vajza është e lindur në vitin 2006. Ajo është transportuar me urgjencë drejt klinikave në Shkup për trajtim mjekësor.