Ish-ministri i Ekonomisë: Shtrenjtimi i rrymës goditje për bizneset dhe ekonomitë familjare

Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë, ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin që do të ketë rritja e çmimit të energjisë elektrike në jetën e qytetarëve dhe ekonominë e vendit. Ai ka theksuar se problemi i vetëm nuk është çmimi i energjisë, pasi gjithçka po shtrenjtohet, përfshirë edhe produkte të tjera të konsumit të përditshëm.

Prill 17, 2025 - 02:01
 0  9
Ish-ministri i Ekonomisë: Shtrenjtimi i rrymës goditje për bizneset dhe ekonomitë familjare
ish-ministri-i-ekonomise:-shtrenjtimi-i-rrymes-goditje-per-bizneset-dhe-ekonomite-familjare

ish-ministri-i-ekonomise:-shtrenjtimi-i-rrymes-goditje-per-bizneset-dhe-ekonomite-familjare


Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë, ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin që do të ketë rritja e çmimit të energjisë elektrike në jetën e qytetarëve dhe ekonominë e vendit. Ai ka theksuar se problemi i vetëm nuk është çmimi i energjisë, pasi gjithçka po shtrenjtohet, përfshirë edhe produkte të tjera të konsumit të përditshëm.

‘’ Problemi I vetëm nuk është veç rryma tash po shtrenjtohen shumë gjëra ,cdo gj po shkon në drejtim të përkeqësimit’’, tha ish-ministri.

Shatri ka shtuar se kjo situatë po përkeqësohet dhe se nuk është bërë asgjë për të zgjidhur këto probleme.

‘’Me thënë pse është bërë kjo është se nuk është bërë asgjë për t’i zgjedhur këto problem, s’është punuar asgjë tani normalisht kur të blesh varet nga çmimi sepse nuk ta japin  falas rrymën’’, deklaroi Shatri

Ai ka theksuar se rritja e çmimit të energjisë do të ndikojë drejtpërdrejt në ekonominë familjare dhe në bizneset. Ai ka vënë në dukje se shumë artikuj të konsumit bazë do të shtrenjtohen, duke përfshirë produkte që kërkojnë përdorimin e energjisë elektrike për prodhimin e tyre.