Rihanna ndez spekulimet për martesë me ASAP Rocky, teksa shfaqet me unazë diamanti

Rihanna ndez spekulimet për një martesë të mundshme me ASAP Rocky, ndërsa u pa në një darkë në Beverly Hills duke mbajtur një unazë vezulluese diamanti në dorën e saj të majtë. E veshur me dollakë të zeza, një bluzë mëndafshi dhe taka elegante, ajo kombinoi pamjen me aksesorë ari dhe syze me lente katrore. […]

Nëntor 19, 2024 - 19:00
 0  5
Rihanna ndez spekulimet për martesë me ASAP Rocky, teksa shfaqet me unazë diamanti

Rihanna ndez spekulimet për një martesë të mundshme me ASAP Rocky, ndërsa u pa në një darkë në Beverly Hills duke mbajtur një unazë vezulluese diamanti në dorën e saj të majtë.

E veshur me dollakë të zeza, një bluzë mëndafshi dhe taka elegante, ajo kombinoi pamjen me aksesorë ari dhe syze me lente katrore.

Unaza e saj, një diamant i madh me prerje katrore, i rrethuar nga gurë më të vegjël dhe i vendosur në ar të bardhë ose platin, tërhoqi menjëherë vëmendjen, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Rihanna la sytjenat në shtëpi, duke shtuar një notë të guximshme stilit të saj.

Krahas karrierës muzikore, Rihanna vazhdon të dominojë industrinë e bukurisë dhe modës.

Linja e saj ‘Fenty Beauty’, e nisur në 2017, tani vlen gati 3 miliardë dollarë.

Ajo ka zgjeruar perandorinë me ‘Fenty Skin’ dhe ‘Fenty Hair’, ndërsa marka ‘Savage X Fenty’ ka lançuar koleksione të reja, përfshirë një bashkëpunim me Diesel.

Për festat, Rihanna dhe dy fëmijët e saj, RZA dhe Riot Rose, pozuan për një fushatë reklamuese për linjën e pizhameve të ‘Savage X Fenty’, duke ndarë momente të ngrohta familjare në rrjetet sociale.

Ndërsa ASAP Rocky nuk ishte pjesë e xhirimeve, Rihanna ndau emocionet me ndjekësit e saj, duke i ftuar ata të zbulojnë koleksionin e ri. /Telegrafi/