Pas ditëve me shi dhe erë, ajri në Shkupit sërish tepër i ndotur (Infografik)

Ashtu sikurse edhe vite më parë, edhe këtë sezon të ngrohjes vazhdon ndotja e madhe e ajrit në kryeqytetin Shkup gjatë sezonit të ngrohjes që fillon më 15 tetor. Të dhënat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të marra nga stacionet matëse të vendosura në të gjithë qytetin tregojnë se dje dhe sot, pas […]

Nëntor 19, 2024 - 18:00
 0  6
Pas ditëve me shi dhe erë, ajri në Shkupit sërish tepër i ndotur (Infografik)
Ajri i ndotur në Shkup, foto nga Portalb.mk

Ashtu sikurse edhe vite më parë, edhe këtë sezon të ngrohjes vazhdon ndotja e madhe e ajrit në kryeqytetin Shkup gjatë sezonit të ngrohjes që fillon më 15 tetor. Të dhënat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të marra nga stacionet matëse të vendosura në të gjithë qytetin tregojnë se dje dhe sot, pas disa ditësh ajër më të pastër, banorët e Shkupit po thithin sërish helme, transmeton Portal.mk.

Ndotja e matur në të gjitha stacionet matëse në qytet tregon tejkalim të maksimumit të lejuar të grimcave PM10 për metër kub të përcaktuar sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bashkimit Evropian.

bar-chart-race visualization

Edhe pse të gjashtë stacionet matëse tregojnë një nivel të rritur të ndotjes PM10, sërish lagjet më të ndotura në qytet janë Lisiçe dhe Qendra. Kështu, dje në Lisiçe është matur ndotje mesatare prej gati 122 grimcash PM10 për metër kub, që është më shumë se dyfishi i kufirit maksimal të lejuar. Nga ana tjetër, stacionet matëse në Qendër dhe Rektorat kanë matur ndotjen mesatare ditore me rreth 90 grimca PM10 për metër kub.

chart visualization

Periudha e vetme kur ajri në kryeqytet është më pak i ndotur është kur për të kujdeset natyra dhe jo autoritetet. Kështu, në periudhat kur ka erë apo reshje më të fortë shiu, siç ka qenë nga data 11 deri më 17 nëntor, ndotja është brenda kufijve të lejuar. Për fat apo fatkeqësi të shkupjanëve, parashikimi i motit thotë se ditët në vijim do të ketë sërish reshje shiu.