Isme Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme

Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli ka lëshuar një paralajmërim për një pandemi të radhës që mund të vijë sërish. Një deklaratë të tillë, ajo e ka dhënë në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të së martës për Ditën Botërore të Shëndetit. Humolli ka thënë se tashmë bota vetëm është

Prill 7, 2026 - 17:30
Isme Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
isme-humolli-nga-zyra-e-obsh-se-ne-kosove:-bota-po-pergatitet-per-nje-pandemi-te-ardhshme

isme-humolli-nga-zyra-e-obsh-se-ne-kosove:-bota-po-pergatitet-per-nje-pandemi-te-ardhshme

Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli ka lëshuar një paralajmërim për një pandemi të radhës që mund të vijë sërish.

Një deklaratë të tillë, ajo e ka dhënë në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të së martës për Ditën Botërore të Shëndetit. Humolli ka thënë se tashmë bota vetëm është duke u përgatitur për një pandemi të ardhshme.

“Bota veç është duke u përgatitur për pandeminë e ardhshme e cila kur do të ndodhë nuk dihet. Mirëpo, qëllimin e ka për të zhvilluar strategji të përbashkëta, të cilat vlejnë për të gjitha shtetet”, ka thënë Isme Humolli, nga zyra e OBSh-së në Kosovë.