Izet Mexhiti “zhduk” Visar Ganiun: Inauguron investime në Çair pa praninë e tij
Në Çair po ndodh një lojë e çuditshme politike. Izet Mexhiti, lideri i Lëvizjes Demokratike, njëherit kandidat për kryetar komune, duket se po e shmang qëllimisht kryetarin aktual të komunës, The post Izet Mexhiti “zhduk” Visar Ganiun: Inauguron investime në Çair pa praninë e tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në Çair po ndodh një lojë e çuditshme politike. Izet Mexhiti, lideri i Lëvizjes Demokratike, njëherit kandidat për kryetar komune, duket se po e shmang qëllimisht kryetarin aktual të komunës, Visar Ganiun, nga çdo paraqitje publike. Sot, Mexhiti promovoi asfaltimin e rrugës “Maksut Sadik”, por në ngjarje mungoi “i zoti i shtëpisë” – Ganiu, i cili ende mban postin e kryetarit të Komunës së Çairit.
Burime nga terreni thonë se kjo nuk është hera e parë që Mexhiti merr “rolet” publike të Ganiut, i cili pas shpërthimit të skandalit me ndërtimet pa leje dhe uzurpimet në pronat publike të denoncuara nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, është zhdukur pothuajse plotësisht nga syri i opinionit.
Ndërkohë, në rrjetet sociale po shtohen reagimet që kërkojnë sqarime nga Ganiu për akuzat, por edhe nga Mexhiti për mënyrën si po i merr në dorë kompetencat e një komune që zyrtarisht ende e drejton Visar Ganiu.
Burime nga kampi i Mexhitit i thanë Flakës që largimi i Ganiut nga syt e opinionit publik është sugjërim i piarit të Izet Mexhitit, pasi mbi të rëndojnë 150 objekte të legalizuara në mënyrë joligjore dhe në prona publike. Gazeta Flaka
The post Izet Mexhiti “zhduk” Visar Ganiun: Inauguron investime në Çair pa praninë e tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
