Izraeli: Kemi shkatërruar 70 baza të Hezbollahut në Libanin jugor

Ushtria izraelite (IDF) ka deklaruar se dje kanë shkatërruar rreth 70 baza të Hezbollahut në të gjithë Bint Jbeil, në jug të Libanit. Deklarata në Telegram vjen pasi kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte në prag të eliminimit të “një bastioni të madh të Hezbollahut” në zonë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë nënvizuar […]

Prill 16, 2026 - 13:30
Izraeli: Kemi shkatërruar 70 baza të Hezbollahut në Libanin jugor

Ushtria izraelite (IDF) ka deklaruar se dje kanë shkatërruar rreth 70 baza të Hezbollahut në të gjithë Bint Jbeil, në jug të Libanit.

Deklarata në Telegram vjen pasi kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte në prag të eliminimit të “një bastioni të madh të Hezbollahut” në zonë.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë nënvizuar gjithashtu se kanë “marrë pjesë në afërsisht 40 operacione mbrojtëse për të mbrojtur qiellin e vendit” që nga fillimi i konfliktit.