Ja cilat produkte importon dhe eksporton më shumë Maqedonia e Veriut?

Maqedonia e Veriut ka një deficit tregtar prej 270 milionë euro vetëm në muajin janar, ashtu që rreth 579 milionë euro janë eksport, ndërsa mbi 849 milionë janë import, të The post Ja cilat produkte importon dhe eksporton më shumë Maqedonia e Veriut? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 9, 2025 - 01:00
 0  5
Ja cilat produkte importon dhe eksporton më shumë Maqedonia e Veriut?

Maqedonia e Veriut ka një deficit tregtar prej 270 milionë euro vetëm në muajin janar, ashtu që rreth 579 milionë euro janë eksport, ndërsa mbi 849 milionë janë import, të dhëna këto nga Enti shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me janarin e kaluar, është regjistruar rritje e eksportit për 5.1 përqind, ndërsa importi ka shënuar rritje për 6.1 përqind.

“Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avionët ose anijet, pjesët e ulëseve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse”, raportoi Enti Shtetëror i Statiastikave.

Deficiti tregtar, në periudhën janar të vitit 2025, është 270.1 milionë euro

“Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike”, raportoi ESHS. (Portalb.mk)

The post Ja cilat produkte importon dhe eksporton më shumë Maqedonia e Veriut? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .