Madonna fotografohet duke darkuar me të dashurin e saj 38-vjeçar në një restorant në Londër
Ikona e muzikës pop, Madonna, është fotografuar në çatinë e hotelit luksoz Broadëick Soho në Londër, ku ka shijuar darkën me të dashurin e saj 38-vjeçar, Akeem Morris. Këngëtarja dhe trajneri i futbollit dukeshin të relaksuar të kapur për dore teksa po shijonin një takim romantik. Është interesante se kjo nuk është hera e parë […]

Ikona e muzikës pop, Madonna, është fotografuar në çatinë e hotelit luksoz Broadëick Soho në Londër, ku ka shijuar darkën me të dashurin e saj 38-vjeçar, Akeem Morris.
Këngëtarja dhe trajneri i futbollit dukeshin të relaksuar të kapur për dore teksa po shijonin një takim romantik.
Është interesante se kjo nuk është hera e parë që Madonna shihet pikërisht në atë vend.
42 vjet më parë, ajo shkrepi fotosesionin e saj të parë britanik në çatinë e atij hoteli në Londër.
Kujtojmë se Madonna dhe Akeem u takuan në vitin 2022, dhe dy vite më vonë e konfirmuan lidhjen e tyre duke postuar foto të përbashkëta në Instagram, me rastin e Ditës së Falënderimeve.
Në fillim të këtij viti, këngëtarja ndezi më tej spekulimet për një fejesë të mundshme kur postoi një foto ku tregonte dorën e saj me një unazë të madhe.
Mediat kishin spekuluar më parë për një prishje të mundshme të lidhjes për shkak se Madonna u shfaq e vetme disa herë në publik.
Madonna është e njohur për preferencën e partnerëve më të rinj. Para lidhjes së saj me Akeem, ajo ishte në një lidhje me 30-vjeçarin Josh Popper. Ishte gjithashtu në një lidhje romantike me balerinin Ahlamalik Williams, i cili ishte 35 vjet më i ri, si dhe patinatorin Andreë Darnell, i cili ishte 41 vjet më i ri.