Ja në cilët vende evropiane paguheni nëse shpërnguleni atje, nga 84.000 euro për një shtëpi në ishull deri në 25.000 franga për person në fshatin zviceran!

Ofertat për t’u zhvendosur në një vendndodhje romantike në ndonjë nga vendet evropiane shpesh bëhen kryefjalë në media. Të gjitha ato, si rregull, ofrojnë kushte në dukje idilike për kandidatët potencialë – një qytet i dashur italian ku do ...

tetor 12, 2026 - 15:30
Ja në cilët vende evropiane paguheni nëse shpërnguleni atje, nga 84.000 euro për një shtëpi në ishull deri në 25.000 franga për person në fshatin zviceran!

Ofertat për t’u zhvendosur në një vendndodhje romantike në ndonjë nga vendet evropiane shpesh bëhen kryefjalë në media. Të gjitha ato, si rregull, ofrojnë kushte në dukje idilike për kandidatët potencialë – një qytet i dashur italian ku do të pini kafe me pleqtë lokalë, një ishull tërheqës grek buzë detit të kaltër Egje ku ofrohen para për t’u shpërngulur, apo shuma serioze parash që i merrni nëse vendoseni në një fshat të vogël e të qetë zviceran.

Mirëpo, pas titujve tërheqës „do t’ju paguajnë të jetoni këtu“ pothuajse gjithmonë qëndrojnë kushte të rrepta: duhet të blini ose të renovoni një shtëpi, të qëndroni për vite me radhë, të punoni nga largësia ose të hapni një biznes. Ndërsa te një pjesë e programeve, të huajt mund të aplikojnë vetëm nëse tashmë kanë të drejtë qëndrimi në atë shtet.

IRLANDA: EDHE DERI NË 84 MIJË EURO, POR KA NJË KUSHT

Shuma më e lartë që ofrohet aktualisht në Evropë vjen nga Irlanda, por atje ka një hile të rëndësishme: shteti nuk ju jep 84.000 euro vetëm sepse jeni zhvendosur në një ishull.

Në kuadër të politikës Our Living Islands, për 23 ishuj të banuar është i disponueshëm një grant deri në 60.000 euro për renovimin e një shtëpie të zbrazët, gjegjësisht deri në 84.000 euro nëse objekti është i rrënuar. Shtëpia duhet të ketë qenë e zbrazët për të paktën dy vjet dhe e ndërtuar para vitit 2008, ndërsa aplikuesi duhet ta zotërojë atë ose të jetë në proces blerjeje.

Kjo, megjithatë, nuk është një „çek në dorë“. Paratë janë të destinuara për punime konkrete në pronë dhe nuk ju japin automatikisht të drejtën për të jetuar në Irlandë. Për një qytetar të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të vjejnë rregullat irlandeze të imigracionit – granti nuk është as vizë e as leje qëndrimi.

ZVICRRA: 25 MIJË FRANGA PËR NJË PERSON, 50 MIJË PËR ÇIFT DHE 10 MIJË PËR ÇDO FËMIJË

Shembulli më i njohur është fshati alpin Albinen, i cili prej vitesh përpiqet të ndalojë shpërnguljen e banorëve.

Komuna ofron 25.000 franga zvicerane për një person të vetëm, 50.000 për një çift dhe edhe 10.000 franga shtesë për çdo fëmijë. Kandidatët duhet të jenë më së shumti 45 vjeç dhe të qëndrojnë në Albinen për të paktën dhjetë vjet. Nëse shpërngulen më herët apo e shesin pronën, paratë duhet t’i kthejnë.

Një i huaj duhet të zotërojë tashmë lejen zvicerane për qëndrim të përhershëm (C permit). Domethënë, një shtetas nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut nuk mund thjesht të shkojë në Zvicër dhe të kërkojë 25.000 franga për t’u zhvendosur.

Prona gjithashtu nuk mund të jetë thjesht një shtëpi pushimi – ajo duhet të bëhet vendbanimi kryesor.

SARDINJA: DERI NË 25.000 EURO, POR DUHET TË RENOVONI SHTËPINË

Në Sardinjë funksionon një nga skemat më reale italiane kundër shpërnguljes. Pushteti rajonal financon blerjen ose renovimin e shtëpisë së parë në komunat e vogla, ndërsa disa thirrje lokale kanë vazhduar edhe në vitin 2026. Në Setzu, për shembull, këtë vit u publikua një thirrje për grant deri në 15.000 euro, gjegjësisht më së shumti 50% të kushtimit.

Masa bazë rajonale është krijuar për vendbanimet me më pak se 3.000 banorë. Paratë mund t’i marrë edhe një person që më parë nuk ka jetuar në Sardinjë, nëse e transferon rezidencën në atë vend brenda afatit të paraparë. Për një familje miratohet vetëm një grant.

Por edhe këtu vlen i njëjti rregull për të huajt: granti financiar nuk krijon të drejtë imigracionit. Qytetarët e BE-së mund të zhvendosen shumë më lehtë, ndërsa një shtetas nga Maqedonia e Veriut duhet të ketë veçmas një bazë për qëndrim legal në Itali – punë, familje, vizë për nomadët digjitalë ose një leje tjetër.

KALABRIA: MË SHUMË TË ZHVENDOSUR JANË PENSIONISTËT DHE TË PUNËSUARIT NË DISTANCË

Kalabria këtë vit shkoi një hap më tej me programin Abita Borghi Montani Calabria. Në shkurt, rajoni nënshkroi marrëveshje me 64 komuna, ndërsa programi disponon me 5 milionë euro. Të paktën 4 milionë janë të destinuara për njerëzit që hapin një biznes të ri në fshatrat malore, ndërsa deri në një milion për pensionistët dhe njerëzit që punojnë nga largësia dhe që do ta transferojnë rezidencën atje.

Këshilltari rajonal Xhanluka Gallo njoftoi se interesim tashmë kanë shfaqur 180 persona për hapjen e biznesit dhe rreth 108 pensionistë apo persona që punojnë në distancë (remote workers) që kanë vendosur të zhvendosen në vendet e vogla kalabreze. Programi është i destinuar edhe për njerëzit që nuk kanë prejardhjen nga Kalabria.

Në raste konkrete, dokumentet tregojnë grante prej rreth 20.000 eurosh për veprimtari të reja biznesi, megjithëse lartësia dhe kushtet varen nga thirrja lokale.

SPANJA: 10 MIJË EURO PËR NJË GRUA TË ZHVENDOSUR

Ekstremadura spanjolle ka një model ndryshe – nuk kërkon të blini një shtëpi të vjetër, por dëshiron njerëz që punojnë nga largësia.

Programi parashikonte 10.000 euro për gratë, personat nën 30 vjeç ose për ata që do të vendosen në një vend me më pak se 5.000 banorë, ndërsa të tjerët merrnin 8.000 euro. Kushti ishte të qëndrohej së paku 24 muaj. Për vitin e tretë ishte paraparë një sumë shtesë prej 4.000 ose 5.000 eurosh.

Rrethi i parë tashmë është mbyllur, por pikërisht më 9 tetor 2026 qeveria rajonale nisi procedurën për rregulla të reja dhe një raund të ri të programit, që do të thotë se modeli vazhdon.

Ky është një nga programet që mund të jetë relevant edhe për shtetasit jashtë BE-së: thirrja e mëparshme parashikonte që aplikuesi i huaj duhet të ketë NIE – numër identifikues për të huajt, ndërsa puna duhet të kryhet tërësisht nga largësia.

Mirëpo përsëri – NIE nuk do të thotë automatikisht të drejtë qëndrimi. Një shtetas nga Maqedonia e Veriut do të duhej t’i plotësonte edhe kushtet e imigracionit të Spanjës.

GREQIA: 10 MIJË EURO PËR ZHVENDOSJE NË ISHULLIN EVROS, VETËM PËR GREKËT

Një shembull shumë i qartë se jo të gjitha programet janë për të huajt është Greqia veriore.

Shteti grek ofron 10.000 euro për zhvendosje në një vendbanim me deri në 500 banorë në rajonin e Evrosit, me një ndihmë më të vogël për vendet më të mëdha. Mirëpo kandidati duhet të jetë një shtetas grek me moshatarë madhore, ta transferojë rezidencën kryesore në atë rajon dhe të punojë atje ose të marrë pjesë në ndonjë program të shërbimit për punësim.

Prandaj kjo ofertë, edhe pse shpesh shfaqet në listat me titull „Greqia do t’ju paguajë të zhvendoseni“, nuk është fare e hapur për qytetarët jashtë vendeve anëtare të BE-së apo shtetas tjerë të huaj. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.