“Jam i lodhur, por sërish ka puls” – bën bujë videoja e Gjestit pak para se të hynte në Big Brother Albania

Gjesti ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme (e martë) me kalimin e tij në Big Brother VIP Albania 4. Dhe kjo ndodhi akoma pa u bërë 24 orë nga largimi i spektaklit në Kosovë, Big Brother VIP, pas një eliminimi kokë me kokë me Drilon Ramën. Ai siç shihet nuk ka të ndalur dhe […]

Jan 8, 2025 - 12:00
 0  4
“Jam i lodhur, por sërish ka puls” – bën bujë videoja e Gjestit pak para se të hynte në Big Brother Albania

Gjesti ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme (e martë) me kalimin e tij në Big Brother VIP Albania 4.

Dhe kjo ndodhi akoma pa u bërë 24 orë nga largimi i spektaklit në Kosovë, Big Brother VIP, pas një eliminimi kokë me kokë me Drilon Ramën.

Ai siç shihet nuk ka të ndalur dhe ky veprim bëri bujë të madhe e mori vëmendjen e të gjithëve.

Foto: Screenshot/Instagram

Pak para se të hynte në BBVA, këngëtari pejan kishte realizuar një video, e cila më pas u nda në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Jam i lodhur, i rraskapitur, por sërish ka puls. U kry çdo sen”, kanë qenë fjalët e Gjestit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Sen s’ka qenë ajo, s’ka qenë lojë, nxemje ka qenë. Vazhdojmë”, theksoi tutje artisti.

Me të hyrë, ai i dha një energji të mirë shtëpisë, ndonëse dinamikat atje ndërrojnë vazhdimisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GjESTI (@gjestt)