Janevska: Arsimin formal nga distanca e ndjekin 30 nxënës filloristë
Tridhjetë nxënës të cilët janë nën trajtim spitalor ose në shtëpi për më shumë se tre javë, nga 1 shtatori në mënyrë aktive ndjekin mësimin në distancë. Një pjesë e tyre janë të përfshirë online në orë bashkë me shokët e klasës, ndërsa me disa prej tyre, mësimdhënësit zhvillojnë mësim individual duke përdorur mjetet që […]

Tridhjetë nxënës të cilët janë nën trajtim spitalor ose në shtëpi për më shumë se tre javë, nga 1 shtatori në mënyrë aktive ndjekin mësimin në distancë. Një pjesë e tyre janë të përfshirë online në orë bashkë me shokët e klasës, ndërsa me disa prej tyre, mësimdhënësit zhvillojnë mësim individual duke përdorur mjetet që zakonisht përdoren për mësimdhënie në distancë, si platformat EDUINO dhe nastava.mk.
Këtë e tha ministrja e Arsimit Vesna Janevska, e cila njoftoi se që nga fillimi i vitit të ri shkollor, MASh në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OPV-në SANO – Shoqata për mbështetjen e fëmijëve të sëmurë me kancer, futën arsimin formal në institucionet shëndetësore dhe në kushte shtëpiake, gjegjësisht çdo nxënës që është i hospitalizuar ose është në shërim në kushte shtëpiake për më shumë se tre javë, mund në distancë të ndjekë mësimdhënies në klasën e vet ose mësimdhënësi me atë të organizojë mësimdhënie individuale.
“Asnjë nxënës nuk duhet dhe nuk mund të privohet nga arsimimi i tij vetëm sepse po merr trajtim mjeksorë. Gjendja shëndetësore nuk do të thotë izolim, ndërprerje të arsimit apo harresë, por përkundrazi, sëmundja është sfidë dhe shoqëria është e detyruar t’u japë atyre mbështetje dhe shpresë. Duke investuar në njohuritë e tyre, investojmë në një të ardhme më të drejtë, më empatikë dhe më të fortë”.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh falënderim ndaj mësimdhënësve që janë përfshirë në realizimin e mësimdhënies për këta nxënës, për përkushtimin dhe sakrificën e tyre, si dhe falënderim ndaj prindërve/kujdestarëve të nxënësve për mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e suksesshëm të këtij procesi”, njoftojnë nga MASH.
