Janevska e fton BDI-në të mbështesë propozim Ligjin për shkollat e mesme, që parasheh intonimin e himnit në shkollat e mesme
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pret që deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ta mbështesin propozim Ligjin për arsimin e mesëm, për të cilin kanë shprehur kundërshtime gjatë debatit në Kuvend lidhur me intonimin e himnit kombëtar në shkolla, dhe kanë paralajmëruar amendamentet shtesë, raporton Portalb.mk. Sipas ministres Janevska tha se është […]
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pret që deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ta mbështesin propozim Ligjin për arsimin e mesëm, për të cilin kanë shprehur kundërshtime gjatë debatit në Kuvend lidhur me intonimin e himnit kombëtar në shkolla, dhe kanë paralajmëruar amendamentet shtesë, raporton Portalb.mk.
Sipas ministres Janevska tha se është jashtëzakonisht e paarsyeshme të bllokohet Ligji për arsimin e mesëm që nuk është ndryshuar për më shumë se 20 vjet.
“Për momentin nuk po diskutohet asgjë tjetër përveç himnit, që nuk është temë për diskutim. Pra, mund të them se është një kompliment për Ministrinë që nuk u gjet asnjë e metë tjetër. Besoj se është jashtëzakonisht i paarsyeshëm bllokimi i Ligjit për arsimin e mesëm, i cili ka më shumë se 20 vjet që nuk është ndryshuar, të mos mund të zbatohen risitë të cilat shteti po i pret minimum shtatë vjet, dhe më shumë, vetëm për shkak të një diskutimi të këtillë. Ligji është sot në rend dite të seancës parlamentare. Shpresoj që deputetët e BDI-së do të gjejnë forcë për ta kapërcyer situatën politike dhe do të mbledhin forcat për ta miratuar ligjin pas leximit të dytë”, tha ministrja duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske sot në Shkup.
Propozim-ligji i ri për Arsim të Mesëm, që me 12 dhjetor kaloi në lexim të parë në Komisionin parlamentar Juridiko Ligjvënës, në paragrafin e tretë të nenit 54 parashikon që gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni i shtetit, sipas vendimit të themeluesit.
Kundër këtij ligji në seancën paraprake kanë reaguar deputetët e Frontit Europian. Edhe deputetët e VLEN janë zotuar se Ligji do të ndryshohet.
Kujtojmë që nismë për intonimin e humnit shtetëror nëpër shkolla pati vjeshtën e vitit 2023, ku disa komuna të Shkupit të cilat drejtohen nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së e cila ishte në opozitë aso kohe. Ky veprim u cilësua si veprim provokativ dhe me tendencë për nxitjen e raporteve mes bashkësive etnike. Ndërkaq në korrik të vitit 2024 Këshilli Komunal i Velesit vendosi që në vitin e ri shkollor 2024/25, çdo të hënë në turnin e parë dhe të dytë do të këndohet himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut në fillim të mësimit në shkollat fillore.