Janevska paralajmëroi ndryshime dhe zgjidhje të re ligjore për arsimin e lartë në vitin 2025

Vitin e ardhshëm do të miratohet Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të ofrojë më shumë mundësi dhe më të mira për studentët dhe pedagogët, por do të rrisë edhe standardet e cilësisë që do të duhet të ndjekin institucionet e arsimit të lartë. Kështu tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, […]

Nëntor 29, 2024 - 13:00
 0  3
Janevska paralajmëroi ndryshime dhe zgjidhje të re ligjore për arsimin e lartë në vitin 2025
Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës. Foto: Meta.mk

Vitin e ardhshëm do të miratohet Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të ofrojë më shumë mundësi dhe më të mira për studentët dhe pedagogët, por do të rrisë edhe standardet e cilësisë që do të duhet të ndjekin institucionet e arsimit të lartë. Kështu tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në seancën e djeshme të Kuvendit, ku deputetët u drejtuan pyetje anëtarëve të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Fatkeqësisht, kemi studentë që diplomohen me një mesatare të lartë, por nuk kanë njohuritë as për gjashtë. Për shkak të tyre, studentët të cilët i kanë fituar diplomat me punë dhe kanë njohuri, vendosin të largohen dhe të punojnë në kompani serioze jashtë vendit”, tha Janevska, duke shtuar se kjo është një arsye thelbësore për fillimin e ndryshimeve të mëdha në arsimin e lartë.

Ministrja bëri të ditur se këto ditë në sistemin qeveritar ENER do të vendoset ligji i ri për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, i cili dje është koordinuar me Sekretariatin për Legjislacion.

“Ligji përcakton saktësisht se çfarë kualifikimesh dhe aftësish duhet të kenë dhe çfarë mund të bëjnë studentët me studime universitare trevjeçare dhe katërvjeçare dhe nuk diskriminohen as në punësim, as në ushtrimin e të drejtave të tjera. Ju kujtoj se një nga masat që kemi zbatuar pas emërimit tim si ministre është që studentët me studime universitare trevjeçare, pra me 180 ECTS, të mund të aplikojnë për bursë për ciklin e dytë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë vendor, pasi më herët nuk lejoheshin”, tha Janevska.

Ajo shtoi se pret që zgjidhja e re ligjore të miratohet në Kuvend deri në fund të vitit kalendarik.

Kujtojmë se Janevska, në korrik, tha se Maqedonia është në një situatë të tillë që ne duhet t’i përshtatemi tregut të punës që personave që e vazhdojnë shkollimin në institucionet e arsimit të lartë tu garantojmë edhe një vend pune.

“E them shumë herë, Maqedonia është eksportuese e pasurisë së saj më të madhe, por pa para. Ne i eksportojmë intelektualët dhe të rinjtë tanë në vendet e huaja, ndërsa nuk marrim asgjë në këmbim. Pra ne nuk kemi kurrfarë dobie. Përkundrazi, përfitojnë vendet ku shkojnë të rinjtë tanë. Shteti prej vitesh nuk ka pasur një plan për atë se çfarë duhet bërë në fushën e arsimit të lartë, e kam fjalën për arsimimin e të rinjve”, tha Janevska.