Është caktuar seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, do të vendosin për kërkesat e transportuesve privatë
Për sot në ora 13:00 është caktuar seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku këshilltarët do të diskutojnë për rritjen e çmimit për kilometër për autobusët privatë, transmeton Portalb.mk. Propozimin për ngritjen e çmimit nga 70 në 100 denarë për kilometër e kanë dhënë dje këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në takimin me transportuesit […]
Për sot në ora 13:00 është caktuar seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku këshilltarët do të diskutojnë për rritjen e çmimit për kilometër për autobusët privatë, transmeton Portalb.mk.
Propozimin për ngritjen e çmimit nga 70 në 100 denarë për kilometër e kanë dhënë dje këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në takimin me transportuesit privatë, për zgjidhjen e problemit me transportin publik.
Pas takimit të djeshëm me këshilltarët nga VMRO-DPMNE, transportuesit privatë dolën të kënaqur me propozimin e ofruar për rritjen e çmimit për kilometër të kaluar. Megjithatë, ata vendosën të mos vozisin sot. Për të hënën është paralajmëruar rikthim i mundshëm në rrugët e Shkupit, deri kur edhe presin që këshilltarët të votojnë propozimin e VMRO-DPMNE-së për ngritjen e çmimit për kilometrin e kaluar.
Dje, kompanitë private u gjendën sërish në fokusin e publikut pasi njoftuan se do të bllokojnë rrugët nga e hëna nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për rritje të çmimit për kilometër.
Për shkak të seriozitetit të problemit me transportuesit privatë, këshilltarët në Qytetin e Shkupit nga radhët e LSDM-së dje i dërguaN kërkesë kryetarit të Këshillit, Trajko Sllaveski, që të thërrasë seancë të jashtëzakonshme.
LSDM thotë se për shkak të hedhjes së përgjegjësisë se kush është fajtor dhe kush duhet ta zgjidhë problemin, qytetarët po përballen me mungesë të transportit publik.
Sipas LSDM-së opozitare, faji i drejtpërdrejtë për gjendjen e transportit publik është i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët thonë se “vazhdimisht refuzojnë të votojnë për blerjen e autobusëve të rinj ekologjiik”.
Problemi me transportin publik të qytetit kulmoi javën e kaluar kur autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik mbetën pa naftë pas anulimit të prokurimit publik. Janë vënë në qarkullim vetëm rreth 30 autobusë, 25 prej të cilëve me gaz natyror dhe disa të tjerë që kanë rezervë nafte. Me vendim të Qeverisë është miratuar që të ndahen 250 tonë naftë nga rezervat shtetërore, e cila sipas vlerësimeve duhet të jetë e mjaftueshme deri në realizimin e prokurimit të ri publik për naftën.