Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla e kryeministër për 100 euro, si mund të na jep tash pagën e 13-të

Mosprocedimi i ligjit për buxhetin e vitit 2026, krahas afro 100 mijë të punësuarve në institucionet publike, i lë pa të ardhura 210 mijë pensionistë, mbi 16 mijë përfitues të skemave sociale, 21 mijë persona me aftësi të kufizuara, 37 mijë veteranë e mbi 12 mijë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të punës. E për këtë

Nëntor 8, 2025 - 10:30
 0
Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla e kryeministër për 100 euro, si mund të na jep tash pagën e 13-të
Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla e kryeministër për 100 euro, si mund të na jep tash pagën e 13-të

Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla e kryeministër për 100 euro, si mund të na jep tash pagën e 13-të

Mosprocedimi i ligjit për buxhetin e vitit 2026, krahas afro 100 mijë të punësuarve në institucionet publike, i lë pa të ardhura 210 mijë pensionistë, mbi 16 mijë përfitues të skemave sociale, 21 mijë persona me aftësi të kufizuara, 37 mijë veteranë e mbi 12 mijë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të punës.

E për këtë çështje që prek edhe arsimin, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për Ekonomia Online tha se situata me buxhetin ka stresuar mësimdhënësit, duke e quajtur edhe ironike faktin se ai ka premtuar pagën e 13-të, ndërkohë që, sipas tij, nuk ndante 100 euro për mësimëdhënës.

“Askush nuk ka pritur se do të ndodhë kështu që të kemi një zhagitje kaq të gjatë për krijimin e institucioneve që kanë dalë me votën e shkurtit. Ajo që mund të them për SBASHK është se kërkesat janë shtuar, por ne nuk kemi ku t’i adresojmë pasi që nuk kemi parlament, as më keq, nuk kemi qeveri dhe e keqja më e madhe se nuk ka kush ta votojë ligjin për pagat e vitit 2026 dhe në këto situata atëherë është shtuar shqetësimi mos po mbesin njerëzit edhe pa paga, që do të ishte problem i madh ngase më shumë se 84 mijë punëtorë të sektorit publik e nga ata 30 mijë e më shumë punëtorë të arsimit, nëse për lojërat që i bën dikush në politikë na mbesin punëtorët pa paga në vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Jasharaj.

Në rast se nuk bëhet një zgjidhje e punëtorët mbetën pa paga, Jasharaj e vlerëson si goditje në sektorin publik.

Jasharja e quan ironike premtimin e pagës së 13-të pa çka tha se kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin e kishte lutur si vëlla për 100 euro për mësimëdhënësit.

“Del ironike ai premtimi për pagën e 13-të me ligjin e pagave të vitit 2026. Kurtin e kam lutur edhe si vëlla edhe si kryeministër të na japë ato 100 euro, e nuk na jepte, e si mund të presim tani që do të na japë një pagë të 13-të. Është një pagë shumë më e madhe se ai 100 që ia kërkonim ne. Të gjithë kemi mbetur me pikëpyetje. Urojmë që të mos na ndodhë që në vitin e ardhshëm punëtorët të mbesin pa paga, ngase jetojnë vetëm me këto paga dhe problemi tjetër është edhe bankat, sepse shumica prej tyre janë në kredi dhe do të ketë ndëshkime shtesë në pagesën që e bëjnë për çdo muaj”, shtoi ai.

Sipas Jasharajt, mbi 84 mijë punëtorë të sektorit publik, përfshirë më shumë se 30 mijë nga arsimi, janë në pasiguri të plotë, ndërsa shumë prej tyre kanë kredi bankare që mund të sjellin ndëshkime shtesë.

Ai ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve dhe miratimin e buxhetit, për të shmangur krizën sociale në fillim të vitit të ardhshëm.

“Sektori i arsimit që nga çerdhet deri në universitet e kalon shifrën prej 30 mijë të punësuar në këtë sektor, ndërsa numri i përgjithshëm e kalon 84 mijë punëtorë, duke i përfshirë mantelbardhët, policinë, zjarrfikësit, administratën. Tërë këto familje i kanë këto pikëpyetje: çka nëse mbesin pa paga? Me ligjin e grevave të Kosovës obligohemi fillimisht të bëjmë dialog, mirëpo fatkeqësisht ky vit na ka ikur pa pasur adresë me kë të bëjmë dialog. Nuk kemi as Ministri të Arsimit ngase zonja Nagavci është bërë deputete, as nuk kemi qeveri dhe kemi ngelur pa bërë dialog, ndërsa ligji e përcakton se në veprime sindikale mund të shkohet pasi që të shtjerren të gjitha mundësitë për dialog. Ne nuk po kemi kujt t’i bëjmë dialog dhe me kë të bëjmë, dhe nuk kemi as kujt t’i adresojmë kërkesat tona. Nëse e ndërprejmë mësimin, jemi në një udhëkryq të vështirë, jemi plot strese e shqetësime. Kërkesat e anëtarësisë janë shtuar dukshëm, por ato kanë mbetur pa u realizuar në mungesë të vullnetit, edhe kur ishte Qeveria Kurti, por edhe tani që është në detyrë. Kërkesat janë të shumta, mezi presim ta kemi një qeveri të Kosovës e cila është e mirëfilltë dhe i dëgjon sindikatat dhe mundohet të rregullojë çështjet. Në këtë situatë ka shumë pikëpyetje, por përgjigjet janë të pakta. Jemi në dyshime dhe stres çka në janar e tutje”, theksoi ai./EO/