Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor
Nga ora 08:00 nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025, ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor. Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor, ndërsa në 18 komuna të


Nga ora 08:00 nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025, ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor, ndërsa në 18 komuna të vendit ku s’u zgjodh kryetari në raundin e parë, nesër do të vendoset për emrat e kryetarëve.
Komunat në të cilat nesër do të ketë garë janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
