Java Evropiane e Lëvizshmërisë, aktivitete të KRSKRR për drejtim të sigurt me biçikleta dhe trotinetë elektrikë
Shkup, 16 shtator – Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKR) fillon me aktivitete në kuadër të fushatës e cila zbatohet me rastin e shënimit të “Javës Evropiane të… The post Java Evropiane e Lëvizshmërisë, aktivitete të KRSKRR për drejtim të sigurt me biçikleta dhe trotinetë elektrikë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Shkup, 16 shtator – Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKR) fillon me aktivitete në kuadër të fushatës e cila zbatohet me rastin e shënimit të “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2025”, e cila çdo vit mbahet prej 16 deri 22 shtator.
Në kuadër të fushatës, KRSKRR në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe partnerët e tjerë në fushatat do të realizojë ngjarje parandaluese – edukative të drejtuara drejt çiklistëve dhe shoferëve të trotineteve elektrikë.
Qëllimi kryesor është të përmirësohet siguria dhe njoftimi i këtyre pjesëmarrësve në komunikacion me rregulloren ligjore dhe mënyrat për drejtim të sigurt me biçikleta dhe trotinetë elektrikë, të cilët gjithnjë e më shumë janë pjesë e metodave alternative të transportit, si segment aktiv i lëvizshmërisë urbane. Me këtë, KRSKRR e mbështet porosinë themelore të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, gjegjësisht promovim të transportit urban të qëndrueshëm, të sigurt dhe modern, thonë nga KRSKRR.
Ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të përfshihen në ngjarjet, të informohen dhe të kontribuojnë për komunikacion më të sigurt dhe më të qëndrueshëm në qytetet e tona.
“Bashkërisht ta dërgojmë porosinë se respektimi i rregullave nënkupton respektim të jetës”, theksojnë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
The post Java Evropiane e Lëvizshmërisë, aktivitete të KRSKRR për drejtim të sigurt me biçikleta dhe trotinetë elektrikë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
