“Jeni dëshmi e shkërmoqjes së Ramës”, pse i falënderoi Berisha socialistët në Belsh
Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar programin dhe kandidatët e forcës së tij në zonën e Belshit, por këtë herë ka habitur me një falenderim drejtuar socialistëve. Berisha ka falenderuar të gjithë simpatizantët e Partisë Socialiste që nuk pranojnë të përfaqësojnë këtë forcë politike në komisionet zgjedhore të 11 Majit. Ish-kryeministri u shpreh se këta socialistë […]

Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar programin dhe kandidatët e forcës së tij në zonën e Belshit, por këtë herë ka habitur me një falenderim drejtuar socialistëve.
Berisha ka falenderuar të gjithë simpatizantët e Partisë Socialiste që nuk pranojnë të përfaqësojnë këtë forcë politike në komisionet zgjedhore të 11 Majit. Ish-kryeministri u shpreh se këta socialistë janë “dëshmi e shkërmoqjes” së Edi Ramës.
“Ju do çuditeni pak, por unë prap dua këtu para jush të përshëndes përzemërsisht të gjithë socialistët që këto ditë, po refuzojnë të shkojnë përfaqësues të partisë së krimit në komisionet zgjedhore. Jeni dëshmi e shkërmoqjes, para disfatës së Edi Ramës dhe regjimit të tij. Unë u them atyre se jeni patriotë të vërtetë, dhe ne na bashkon së bashku dashuria për Shqipërinë, për vlerat që ndajmë njëri me tjetrin. I garantoj se ky program është për çdo shqiptar, që synon të ndryshojë jetën për mirë”, tha Berisha.Thirrje pati dhe për administratën, që të mos shkelë ligjin, e të kryejë punën e saj pa u ndikuar politikisht.“Edhe një herë i bëj thirrje administratës, çdo punonjës i administratës t’i qëndrojë besnik ligjit. T’ju shërbejë ju në përputhje të ligjit, e ne e konisiderojmë atë shërbetorë të vyer të shtetit, të qytetarëve”, tha ai.
Sakaq, duke u ndalur tek programi i Partisë Demokratike, Berisha tha se ky plan qeverisës ka në plan përmirësimin e jetesës së shqiptarëve, me vendosjen e minimumit jetik, dhëniën e pensioneve më të mira, paga më të larta, shërbimeve shëndetësore, arsimore, si dhe infrastrukturore.
Premtim pati dhe për dhënien e minimumit jetik për çdo fëmijë jetim, i cili ka vetëm një prind.
“Unë vij sot për të parashtruar projektin tonë, i cili ka dy qëllime madhore. Së pari t’ju kthejë paratë ju, taksat në rroga, pensione, mbështetje ekonomikë, shërbime shëndetësore, arsimore, infrastrukturë. Së dyti, një mundësi të re për scilin prej jush.
Ndaj dhe ne në 100 ditet e para, ua them këtu, ne betejën më të egër, që ka zënë këtë vend, do i mundim në 100 ditët e para. Zotohem para jush se do vendosim minimunimn jetik 200 euro për çdo shqiptar, pensionist. Sot, miq, janë 560 mijë pensionistë me pensione jo të plota, por të pjesshme, që marrin nën 172 euro. Që të gjithë kta do marrin 200 euro. 200 euro do marrë çdo qytetar i papunë e në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, dhe do marrë çdo fëmijë që jeton në familje me 1 prind”, u shpreh kryedemokrati.