Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion në TV Klan, ku së bashku me ekipin e tij do të bëjë një paraqitje të asaj cka qeveria ka bere deri më tani dhe planet për të ardhmen. Përballë gazatarëve, Rama u pyet lidhur me inceneratorët dhe pagesat për to, ndërkohë që nuk ka […]

Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion në TV Klan, ku së bashku me ekipin e tij do të bëjë një paraqitje të asaj cka qeveria ka bere deri më tani dhe planet për të ardhmen.
Përballë gazatarëve, Rama u pyet lidhur me inceneratorët dhe pagesat për to, ndërkohë që nuk ka asnjë investim në këto godina.
Rama u shpreh se projekti i inceneratorëve ishte i duhuri, por personat që u angjazhuan në të.
“Te inceratorët projekti është i duhuri, plani është legjitim dhe pikërisht pse brenda procesit të projektit ka pasur individë që kanë nxjerrë përfitimet e tyre, është dhe pjesa që ka të bëjë me korrupsionin. Nuk është paguar asgjë për të bërë incenerator, për Tiranën flasim, 2 të tjerat nuk janë bërë me paratë e shtetit, janë bërë me të privatit. Shteti në mënyrë periodike ka paguar për vite të tëra deri sa tani i ka marrë në pronësi”, u shpreh Kryeministri.
Sa i përket zyrtarëve të akuzuar dhe dënuar, Rama thotë se ky është fryt i Reformës në Drejtësi.
“Kjo burgjet e mbushura plot është rezultati i gijotinave mediatike dhe i faktit që të gjitha mexheliset e debatit mediatik merren 95% me këtë punë. Ndërkohë që e vërteta është ndryshe. Nga njëra anë është e qartë dhe nuk diskutohet sepse ky ka qenë qëllimi, reformën në drejtësi e kemi bërë, që të bëhet drejtësia që të godasë majtas dhe djathtas. Po flas për një atmosferë gijotine, për gjyqe që bëhen nëpër media”, tha Rama.