Jeton Zogjani për fjalimin e Kurtit në Gjakovë: Retorika për armatim në fushatë po krijon shqetësim publik

Komentatori politik Jeton Zogjani, në Adresa kritikoi disa deklarata të bëra gjatë hapjes së fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, duke thënë se premtimet e lidhura me industrinë ushtarake po interpretohen si retorikë e rrezikshme ...

maj 18, 2026 - 23:30
Jeton Zogjani për fjalimin e Kurtit në Gjakovë: Retorika për armatim në fushatë po krijon shqetësim publik

Komentatori politik Jeton Zogjani, në Adresa kritikoi disa deklarata të bëra gjatë hapjes së fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, duke thënë se premtimet e lidhura me industrinë ushtarake po interpretohen si retorikë e rrezikshme politike.

Ai iu referua deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për funksionalizimin e një fabrike municioni në Gjakovë dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përfshirë prodhimin e dronëve.

“Oferta që pak e kemi dëgju ishte që do ta funksionalizojë fabrikën e fishekëve në Gjakovë… dhe më herët është fol për dronë. Kjo punë e fishekëve duhet me u marrë seriozisht”, u shpreh Zogjani.

Ai shtoi se një pjesë e diskursit politik po jep përshtypjen e një orientimi të tepruar drejt temave të luftës, gjë që sipas tij mund të krijojë shqetësim te qytetarët.

“Po a po dimë diçka më shumë? A po përgatitemi për ndonjë luftë të dytë? Krejt oferta është duke u fol për luftë”, tha ai, duke theksuar se këto mesazhe mund të ndikojnë në perceptimin publik.

Deklaratat e plotë: https://youtu.be/c8QmEokj8_8


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.