Joe Biden sulmohet gjatë një vizite të paparalajmëruar në Dublin

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, është sulmuar dhe qëlluar me sende gjatë një vizite të paparalajmëruar në kryeqytetin irlandez, Dublin. Sipas mediave irlandeze dhe britanike, lidhur me incidentin janë arrestuar dy persona, përcjell TV21...

Nëntor 11, 2026 - 12:00
Joe Biden sulmohet gjatë një vizite të paparalajmëruar në Dublin

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, është sulmuar dhe qëlluar me sende gjatë një vizite të paparalajmëruar në kryeqytetin irlandez, Dublin. Sipas mediave irlandeze dhe britanike, lidhur me incidentin janë arrestuar dy persona, përcjell TV21. Biden (83) udhëtoi drejt Dublinit së bashku me bashkëshorten e tij, për të marrë pjesë në një ceremoni në Kolegjin Trinity, ku djali i tij, Hunter Biden, u nderua me medaljen e artë për “kontribut të jashtëzakonshëm në debatin publik”, raporton gazeta “Irish Times”.

Ish-presidenti amerikan ishte ulur në rreshtin e parë të sallës ceremoniale gjatë ndarjes së çmimeve.

Mbërritja e tij nuk ishte paralajmëruar, por sapo publiku e vuri re praninë e tij, reagoi me duartrokitje të fuqishme.

Gjatë bashkëbisedimit me publikun pas fjalimit, Hunter Biden e cilësoi bombardimin izraelit të Rripit të Gazës si “vrasje masive”, duke thënë se ajo që po ndodh në Gaza është plotësisht e gabuar dhe e pajustifikueshme.

Ai gjithashtu mbrojti të atin, duke deklaruar se Joe Biden kishte marrë vendimet më të mira bazuar në informacionet që kishte në dispozicion në atë kohë.

Pas ceremonisë, familja Biden u prit para kolegjit nga protestues pro-palestinezë, të cilët kundërshtuan mbështetjen e ish-presidentit amerikan për Izraelin gjatë mandatit të tij.

Disa prej protestuesve hodhën sende të paidentifikuara në drejtim të Bidenit, ndërsa policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe arrestoi dy persona, raportojnë mediat britanike.

https://www.facebook.com/watch/?v=1124044477090667


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.