Jonida Maliqi bën dedikimin emocionues për ditëlindjen e të birit

Djali i këngëtares Jonida Maliqi Dan sot mbush 13 vjeç. Më 26 dhjetor para 13 vitesh, Maliqi u bë nënë për herë të parë dhe u bekua me një djalë. Dani feston sot dhe mami Jonida nuk kishte se si mos t’i bënte një urim special. Ajo ka ndarë në Instagram disa pamje nga festa […]

dhjetor 25, 2024 - 21:00
 0  4
Jonida Maliqi bën dedikimin emocionues për ditëlindjen e të birit

Djali i këngëtares Jonida Maliqi Dan sot mbush 13 vjeç. Më 26 dhjetor para 13 vitesh, Maliqi u bë nënë për herë të parë dhe u bekua me një djalë.

Dani feston sot dhe mami Jonida nuk kishte se si mos t’i bënte një urim special. Ajo ka ndarë në Instagram disa pamje nga festa e tij dhe dedikimi ka qenë shumë prekës.

“13 vjet më parë… nata e fundit që ishe në trupin tim sepse të nesërmen ti linde shpirti im, më 24.12.2011 dhe më në fund të preka, të ndjeva aromën dhe me ty ndryshoi i gjithë këndvështrimi i jetës sime.
Të dua më shumë se veten, faleminderit Zot, që më bekove me një ëngjëll që nuk njeh hipokrizinë, dashakeqsinë, inatin apo xhelozinë por është i paqtë plot dritë dhe i pastër si qelibar”, shkruan Jonida.