Justina Shiroka Pula, zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Kështu ka njoftuar sekretarja e përgjitshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook. Çitaku  tha se ASHAK sot bëri histori me zgjedhjen e një gruaje në krye të institucionit më të lartë të dijes dhe të shkencës në

dhjetor 19, 2025 - 15:00
 0
Justina Shiroka Pula, zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave
Justina Shiroka Pula, zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave

Justina Shiroka Pula, zgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Kështu ka njoftuar sekretarja e përgjitshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook.

Çitaku  tha se ASHAK sot bëri histori me zgjedhjen e një gruaje në krye të institucionit më të lartë të dijes dhe të shkencës në Kosovë.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës zgjodhi sot Justina Shiroka Pulën për Kryetare, gruan e parë që merr drejtimin e këtij institucioni.

Zonja Pula, gjatë gjithë jetës së saj, ka thyer barriera dhe paragjykime, duke hapur dyer e shtigje për vajzat e reja.

Me punën, guximin dhe integritetin e saj, ajo ka dëshmuar se dija dhe përkushtimi nuk njohin kufij.

Falë shembullit të zonjës Pula, sot vajzat e reja guxojnë të kenë ëndrra më të mëdha për veten dhe për të ardhmen.

Faleminderit, Justinë”, shkroi Çitaku.