Kallas: Më duket e padrejtë të thuash se BE-ja s’ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur ShBA-në në luftën me Iranin

Shefja për çështjet e jashtme të BE-së, Kaja Kallas, i tha CNN se kritikat e administratës së Trump dhe disa zyrtarëve të Gjirit se Europa nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i mbështetur gjatë luftës me Iranin janë “të padrejta”. Ajo argumentoi se Europa nuk e krijoi situatën në rajon, megjithatë po bën “shumë”, duke përfshirë

Prill 9, 2026 - 15:30
Kallas: Më duket e padrejtë të thuash se BE-ja s’ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur ShBA-në në luftën me Iranin
kallas:-me-duket-e-padrejte-te-thuash-se-be-ja-s’ka-bere-mjaftueshem-per-te-mbeshtetur-shba-ne-ne-luften-me-iranin

kallas:-me-duket-e-padrejte-te-thuash-se-be-ja-s’ka-bere-mjaftueshem-per-te-mbeshtetur-shba-ne-ne-luften-me-iranin

Shefja për çështjet e jashtme të BE-së, Kaja Kallas, i tha CNN se kritikat e administratës së Trump dhe disa zyrtarëve të Gjirit se Europa nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i mbështetur gjatë luftës me Iranin janë “të padrejta”.

Ajo argumentoi se Europa nuk e krijoi situatën në rajon, megjithatë po bën “shumë”, duke përfshirë ofrimin e mbrojtjes ajrore për rajonin, sigurimin e Detit të Kuq dhe mbështetjen e qeverisë libaneze.

Kallas theksoi se vendet e Gjirit në masë të madhe nuk iu bashkuan Evropës kur Rusia pushtoi Ukrainën në 2022, duke thënë se nuk mund të jetë një “rrugë njëkahëshe”.

“Më duket vërtet e padrejtë. Sigurisht që mund të bëjmë më shumë, por pyetja është se edhe ne kemi teatrin tonë të sigurisë në Evropë. Kemi luftën e Rusisë,” tha ajo për CNN.

“Nuk kemi parë që vendet e Gjirit të na ndihmojnë aty, ndërsa nuk mund të jetë vetëm një rrugë njëkahëshe… Nëse do të ishim së bashku, siç janë qartë kundërshtarët tanë, atëherë do të ishim shumë më të fortë.”

Kallas shtoi gjithashtu se, bazuar në bisedat me zyrtarët pakistanezë, marrëveshja e armëpushimit të ndërmjetësuar duhet të përfshijë edhe Libanin dhe bëri thirrje që bombardimet e rënda izraelite atje të ndalojnë.

“Përgjigja ka qenë tepër e ashpër. Më duket e patolerueshme numri i civilëve të vrarë. Nëse nuk përfshihet ende, atëherë duhet të përfshihet tani,” tha ajo. “Është e qartë se armëpushimi është i brishtë, dhe duhet të bëjmë gjithçka që ai të mbahet, në mënyrë që palët të mund të ulen dhe të negociojnë.”