Kapen tri gra shtetase serbe duke kaluar kufirin ilegalisht në Leposaviq
Tri gra shtetase të Serbisë janë kapur teksa kanë kaluar ilegalisht kufirin në Qirikoviq të Leposaviqit. Në raportin 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur pasditën e së djeshmes. “Me vendim të prokurorit njëra nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerat janë liruar”, thotë Policia.


