Kaplohen nga zjarri një punëtori e mobileve dhe një shtëpi në Ferizaj
Në lagjen “Toska” në fshatin Komogllavë të Ferizajt një punëtori e mobileve dhe një shtëpi janë kapluar nga zjarri. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se përpos dëmeve materiale që konsiderohen të mëdha viktima në njerëz nuk ka. Veseli njoftoi se zjarrfikësit dhe


Në lagjen “Toska” në fshatin Komogllavë të Ferizajt një punëtori e mobileve dhe një shtëpi janë kapluar nga zjarri.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se përpos dëmeve materiale që konsiderohen të mëdha viktima në njerëz nuk ka.
Veseli njoftoi se zjarrfikësit dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes .
“Ju njoftojmë se më datën 11.02.2025, rreth orës 21:50, jemi njoftuar se në fshatin Komogllavë, përkatësisht në rrugën “9 Prilli”, është duke u djegur një mobilieri. Patrolla jonë menjëherë ka vazhduar drejt këtij lokacioni dhe njofton se dëmet e shkaktuara nga zjarri ende nuk dihen. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve. Në vend të ngjarjes janë edhe hetimet e stacionit. Për informata shtesë, ju njoftojmë me raport të vazhdueshëm”, tha Veseli.