Të hënën vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Do të vazhdojë të hënën procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë. Sipas kalendarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dalin para gjykatës të hënën në ora nëntë. Në seancën e së enjtes, dëshminë e ka përfunduar dëshmitari i 116-të, Helmut Shrekenbauer. Dëshmitari Schreckenbauer ndër të tjera
Do të vazhdojë të hënën procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë. Sipas kalendarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dalin para gjykatës të hënën në ora nëntë.
Në seancën e së enjtes, dëshminë e ka përfunduar dëshmitari i 116-të, Helmut Shrekenbauer.
Dëshmitari Schreckenbauer ndër të tjera ka theksuar të enjten se sipas raportit që përshkruante krimin që ka ndodhur në objektin e ish-MUP-it në Prizren, nuk arrihet në përfundim nëse kryerësit e veprës ishin shqiptarë ose jo.