Kasami: Bora në Malësinë e Tetovës po pastrohet vazhdimisht
Pas raportimeve në TV21 për bllokim të rrugës në fshatin Vicë, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami doli në terren bashkë me ekipin e televizionit tonë. Kasami takoi banorët e Vicës, ndërsa njoftoi se është dhënë urdhër që sërish të pastrohet bora nga rruga, edhe pse sipas Kasamit, rruga po pastrohet vazhdimisht, mirëpo të […]
Pas raportimeve në TV21 për bllokim të rrugës në fshatin Vicë, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami doli në terren bashkë me ekipin e televizionit tonë. Kasami takoi banorët e Vicës, ndërsa njoftoi se është dhënë urdhër që sërish të pastrohet bora nga rruga, edhe pse sipas Kasamit, rruga po pastrohet vazhdimisht, mirëpo të reshurat janë intensive.
“Reshjet e borës janë intensive, sipas komunikimit që e kemi pasur me kompaninë, operatorin që bën pastrimin e rrugës në kohë dimri, është kaluar, është pastruar, por përsëri për shkak të reshjeve intensive, rruga kishte borë dhe veç më kompania ka marrë urdhër që të vazhdojë me pastrimin e rrugëve, dhe tash kur jemi këtu në fshatin Vicë, makineria ka nisur edhe në këtë pjesë të Malësisë, edhe në pjesën tjetër rrugës për në Kodër të Diellit, për në fshatin Brodec dhe Veshallë dhe Bozovcë. Ne do të lusim banorët që të lëvizin vetëm në kushte të domosdoshme”, tha mes tjerash Kasami për TV21.