Kasami: Limani dhe Fetau jashtë VLEN-it – riformatimi i qeverisë po vjen
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka deklaruar se Fatmir Limani dhe Arben Fetau nuk janë më pjesë e VLEN-it, duke theksuar se largimi i tyre ka qenë me vullnet The post Kasami: Limani dhe Fetau jashtë VLEN-it – riformatimi i qeverisë po vjen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka deklaruar se Fatmir Limani dhe Arben Fetau nuk janë më pjesë e VLEN-it, duke theksuar se largimi i tyre ka qenë me vullnet të plotë.
Në një intervistë për Alsat-M në emisionin “INTERVISTa”, Kasami bëri të ditur se dy emrat në fjalë pritet të përfshihen në riformatimin e ardhshëm të qeverisë.
“Limani dhe Fetau janë jashtë VLEN-it me dëshirën e tyre, ndërsa me riformatimin e qeverisë do të jenë pjesë e rekonstruimit”, u shpreh Kasami.
I pyetur për vendndodhjen e tyre aktuale, ai tha se sipas informacioneve që disponon, të dy ndodhen jashtë vendit.
Në të njëjtën intervistë, Kasami foli edhe për rrugën eurointegruese të vendit, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik.
Sipas tij, procesi i zgjerimit aktualisht nuk varet vetëm nga Maqedonia e Veriut, pasi edhe vetë Bashkimi Evropian përballet me sfida të brendshme dhe mungesë të një strategjie të qartë për Ballkanin Perëndimor.
Kasami theksoi se vendi ka bërë më shumë se çdo shtet tjetër në përmbushjen e kushteve për anëtarësim, por shtoi se nevojitet garanci e qartë nga BE-ja se nuk do të ketë kushte të reja shtesë.
“Kur të kemi garanci se nuk do të ketë kushte tjera, atëherë edhe me ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë do të jemi shumë më afër anëtarësimit në BE”, deklaroi ai.
Ai përfundoi se agjenda reformuese do të vazhdojë, pavarësisht sfidave politike dhe dinamika të brendshme në Bashkimin Evropian.
The post Kasami: Limani dhe Fetau jashtë VLEN-it – riformatimi i qeverisë po vjen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .