Katër trupa të vdekur u nxorën nga Lumi Vardar nga aksidenti në Rashçe, vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kryer kontrollin në Rashçe, ku një veturë me pasagjerë ka rënë në ujërat e lumit Vardar, transmeton Portalb.mk. “Pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira në terrene të paarritshme, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e gjurmëve dhe provave me qëllim përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Sipas […]

Jan 3, 2025 - 20:00
 0  5
Katër trupa të vdekur u nxorën nga Lumi Vardar nga aksidenti në Rashçe, vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit
Lumi Vardar Shkup. Foto: Portalb.mk

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kryer kontrollin në Rashçe, ku një veturë me pasagjerë ka rënë në ujërat e lumit Vardar, transmeton Portalb.mk.

“Pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira në terrene të paarritshme, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e gjurmëve dhe provave me qëllim përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Sipas informacioneve fillestare, automjeti drejtohej nga njëri prej të ndjerit. Gjithashtu do të lëshohet urdhër për ekspertizën e makinës. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik janë intervistuar dëshmitarët okularë të ngjarjes, si dhe familjarët e familjes në automjet për zbardhjen e të gjitha rrethanave”, thuhet në kumtesë e Prokurorisë.

Pasditen e sotme është gjetur edhe personi i 4, i cili kërkohej nga dita e djeshme.

Me veturën nga ujërat e Vardarit dje janë nxjerrë trupat e tri grave pa shenja jete, për të cilat është lëshuar urdhër për autopsi.

Ndërsa në makinë udhëtonte edhe një fëmijë, i cili është gjetur me lëndime jashtë automjetit dhe është dërguar në Qendrën Klinike.