Mickoski: Janë siguruar mjetet për rritjen e pensioneve për 2.500 denarë që do të paguhen në prill
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse parashihen më shumë mjete në Buxhetin e vitit të ri 2025 për rritjen e pensioneve, informoi se janë paraparë rritje për pensionin e marsit, i cili do të paguhet në muajin prill, transmeton Portalb.mk. “Po, në Buxhetin e ri […]
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse parashihen më shumë mjete në Buxhetin e vitit të ri 2025 për rritjen e pensioneve, informoi se janë paraparë rritje për pensionin e marsit, i cili do të paguhet në muajin prill, transmeton Portalb.mk.
“Po, në Buxhetin e ri janë paraparë rritje. Tani në pensionin e marsit, gjegjësisht që do të paguhet në fillim të prillit, përkatësisht siç vjen pagesa e pensioneve, praktikisht në fund të marsit, fillimi i prillit për pensionin e marsit. Ato 2500 denarë rritje lineare. Me këtë realizohet premtimi se në vitin e parë pensionet do të rriten linearisht për 5000 denarë. Këtë do ta bëjmë për nëntë muaj dhe mendoj se pensionistët janë të kënaqur me këtë masë dhe mendoj se në një farë mënyre po arrijmë t’i lehtësojmë ato ditë pensioni si Qeveri dhe do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim edhe në të ardhmen. Më shumë se 300,000 pensionistë do ta marrin atë rritje me pensionin e marsit”, sqaroi Mickoski.
Rritja e pensioneve vjen pasi Kuvendi i RMV-së me 12 shtator 2024 i miratoi ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me të cilat do të ketë rritje lineare të pensioneve.
Me ndryshimet e miratuara, pensionistët fillimisht patën rritje të pensioneve për 2.500 denarë në tetor 2024, ndërsa rritja tjetër prej 2,500 denarëve pritet të paguhet nga muaji prill 2025.
Kujtojmë që Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pati premtuar rritjen të pensioneve për 5 mijë denarë.
Vitin e kaluar janë mbajtur shumë protesta nga pensionistët të cilët kërkonin rritje të pensioneve.
Përndryshe, në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 330.000 pensionistë.