Katër vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 viktima dhe gjyq që vazhdon pa përfundim

Sot shënohen katër vjet nga 23 nëntori i vitit 2021, dita kur autobusi i agjencisë turistike “Besa Trans” u përfshi nga flakët pas goditjes në mbrojtëset anësore të autostradës “Struma” The post Katër vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 viktima dhe gjyq që vazhdon pa përfundim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 23, 2025 - 18:00
 0
Katër vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 viktima dhe gjyq që vazhdon pa përfundim

Sot shënohen katër vjet nga 23 nëntori i vitit 2021, dita kur autobusi i agjencisë turistike “Besa Trans” u përfshi nga flakët pas goditjes në mbrojtëset anësore të autostradës “Struma” në Bullgari. Në këtë tragjedi humbën jetën 45 pasagjerë, mes tyre edhe 12 fëmijë, ndërsa vetëm shtatë persona arritën të shpëtonin nga autobusi që digjej. Autobusi po kthehej nga Stambolli drejt Maqedonisë, kur ardhja në shtëpi u shndërrua në një makth që familjet e viktimave nuk mund ta harrojnë as sot.

Një vit pas aksidentit nisi procesi gjyqësor kundër pronarit të “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, i akuzuar për falsifikim të licencave për transport ndërkombëtar. Megjithatë, Haxhiu ende nuk ndodhet në burg.

“Ai u deklarua i pafajshëm për veprën që e ngarkon prokuroria,” raportuan mediat gjatë fjalës hyrëse në rigjykimin që filloi më 2 korrik 2025.

Pas dy vjetësh gjykim, Gjykata Penale vitin e kaluar dha dënim me 20 muaj burg për Haxhiun, por Apeli anuloi vendimin dhe e ktheu rastin për rigjykim. Që nga korriku i këtij viti, seancat janë shtyrë disa herë, përfshirë edhe për mungesë të gjyqtarit Ivica Stefanovski. Seanca e radhës është caktuar për nesër, vetëm një ditë pas katërvjetorit të aksidentit.

Ekspertët dhe familjarët e viktimave vënë në dukje se aksidenti me “Besa Trans” nuk është i vetmi që mbetet i pazgjidhur plotësisht. Një rast tjetër është tragjedia te Llaskarcë, ku humbën jetën 16 pasagjerë. Edhe pse tre persona kanë aktgjykime të formës së prerë me burg, vetëm shoferi i autobusit po vuajt dënimin, ndërsa pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, ka kërkuar shtyrje për shkak të sëmundjes dhe personi përgjegjës për transportin, Remzi Miftari, është i pakapshëm për të vuajtur 10 vjet burg.

Këto raste evidentojnë mungesën e zbatimit të plotë të drejtësisë në aksidentet rrugore që kanë prekur vendin gjatë viteve të fundit.

The post Katër vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 viktima dhe gjyq që vazhdon pa përfundim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .