Vonesa e pagesës së lejes së lindjes shqetëson shumë nëna

Shumë nëna me foshnjat e tyre janë të shqetësuara pasi të ardhurat e vetme për t’i mbuluar shpenzimet e shtëpisë dhe të foshnjave po vonohen. Pagesa për lejen e lindjes, The post Vonesa e pagesës së lejes së lindjes shqetëson shumë nëna appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 23, 2025 - 18:00
 0
Vonesa e pagesës së lejes së lindjes shqetëson shumë nëna

Shumë nëna me foshnjat e tyre janë të shqetësuara pasi të ardhurat e vetme për t’i mbuluar shpenzimet e shtëpisë dhe të foshnjave po vonohen. Pagesa për lejen e lindjes, sipas dhjetëra nënave që kontaktuan Slloboden Peçat, nuk po u realizohet në kohë, një problem që përkeqësohet nga çmimet e larta të ushqimeve për foshnjat, pelena dhe produkte të tjera të nevojshme.

Një nënë shkruan në grupin Facebook “Pagesa e lejes së lindjes/Leja e zgjatur e lindjes”:

“Disa prej nesh morën pagesën e lejes së lindjes për muajin tetor. Por çdo muaj është e njëjta gjë, pagesa vonon dhe jo vetëm për lejen e lindjes, por edhe pagesa të tjera vonojnë me muaj të tërë. Është turp!”

Sipas përvojave të nënave, disa nuk kanë marrë pagesën as pas 50 ditësh. Një nënë tjetër tregon:

“Vetëm dy pagesat e para ishin në kohë, pastaj çdo muaj paguhej gjithnjë e më vonë. Në vend të 30 ditëve, e marrim pagesën në 37-40 ditë, gjë që nuk është e rregullt pasi shpenzimet i planifikojmë në bazë mujore.”

Disa nënë ankohen se ende presin gjysmën e pagesës për muajin shtator, duke shtuar se kjo situatë është veçanërisht shqetësuese për foshnjat:

“Kryesorja para për zgjedhjet ka, por ne do presim paratë e lejes së lindjes për të blerë pelena dhe qumësht. Është e tmerrshme kjo që po ndodh në këtë vend.”

Nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSShM) theksuan se pagesat nuk bëhen njëherësh, por gjatë gjithë muajit, duke u bazuar në përllogaritjet e Njësive Rajonale të Fondit. Sipas tyre:

“Shumica e pagesave bëhen nga data 10 deri në 20 të muajit, por disa pagesa bëhen edhe deri në fund të muajit. Për muajin tetor 2025 janë përpunuar 6.268 lëndë të lejes së lindjes, me një shumë të përgjithshme prej 340 milionë denarësh.”

Kryeministri Hristijan Mickoski më 30 shtator ka theksuar rëndësinë e formimit të familjes dhe rritjes së natalitetit:

“Nëse duam të kemi një shtet, atëherë familja është përgjigja për këtë sfidë.”

Sipas të dhënave historike, në vitin 1950 Maqedonia ka pasur mbi 50 mijë foshnje të porsalindura, ndërsa në vitin 2024 numri pritet të jetë vetëm 16 mijë. Portalb

The post Vonesa e pagesës së lejes së lindjes shqetëson shumë nëna appeared first on Flaka, në çdo lajm... .