Kërcënimet e Iranit ndaj Katarit, Osmani telefonon Bin Hamadin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka telefonuar emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad, pas sulmeve që Irani po synon të bëjë kundrejt këtij shteti. Gjatë telefonatës, Osmani dënoi veprimet e regjimit iranian që, sipas saj, kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, transmeton IndeksOnline. “Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin

Mars 3, 2026 - 18:30
 0
Kërcënimet e Iranit ndaj Katarit, Osmani telefonon Bin Hamadin
kercenimet-e-iranit-ndaj-katarit,-osmani-telefonon-bin-hamadin

kercenimet-e-iranit-ndaj-katarit,-osmani-telefonon-bin-hamadin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka telefonuar emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad, pas sulmeve që Irani po synon të bëjë kundrejt këtij shteti.

Gjatë telefonatës, Osmani dënoi veprimet e regjimit iranian që, sipas saj, kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, transmeton IndeksOnline.

“Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij. Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe riafirmojmë angazhimin tonë për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme” deklaroi Osmani.