Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun

Presidenti amerikan Donald Trump mbështeti publikisht Andrew Cuomo në garën për kryebashkiak të Nju Jorkut, duke u bërë thirrje votuesve të mos zgjedhin kandidatin favorit të së majtës Zohran Mamdani, këtë të martë. Në një koment televiziv gjatë së dielës, Trump e quajti një komunist, 34-vjeçarin. “E pëlqeni ose jo Cuomon, nuk keni shumë zgjidhje. […]

Nëntor 4, 2025 - 14:00
 0
Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun

Presidenti amerikan Donald Trump mbështeti publikisht Andrew Cuomo në garën për kryebashkiak të Nju Jorkut, duke u bërë thirrje votuesve të mos zgjedhin kandidatin favorit të së majtës Zohran Mamdani, këtë të martë. Në një koment televiziv gjatë së dielës, Trump e quajti një komunist, 34-vjeçarin.

“E pëlqeni ose jo Cuomon, nuk keni shumë zgjidhje. Duhet të votoni për të dhe të shpresoni se ai do të bëjë një punë fantastike. Ai është i aftë, ndërsa Mamadani jo”.

Kandidati i pavarur Cuomo, një kritik i hershëm i Trumpit i cili ka shërbyer në të kaluarën si guvernator demokrat i Nju Jorkut, reagoi se presidenti nuk po mbështeste atë, por po kundërshtonte Mamdanin.

Më herët kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do të hezitonte t’i jepte më shumë se minimum i financimeve federale qytetit të tij, Nju Jorkut nëse Mamdani do të zgjidhej.

Kandidati demokrat, me origjinë nga Uganda, u bëri thirrje nju jorkezëve t’i kundërvihen bullistëve, teksa ju referua paralajmërimit të Trump për të kufizuar fondet federale.

Donald Trump inkurajoi nju jorkezët të votojnë për Andreë Cuomo. Ne e kemi ditur se ai do të favorizonte Cuomon. Ndajnë të njëjtët donator, të njëjtin vizion të ngushtë. Ndajnë të njëjtën ndjenjë të pandëshkueshmërisë.

Sondazhet sugjerojnë se Mamdani, është në avantazh përballë Cuomos që garon si i pavarur, ndërsa kandidati i demokratëve, Curtis Sliwa pozicionohet i treti.

Kryebashkiaku në detyrë, Eric Adams u tërhoq nga gara pas një hetimi federal për korrupsion, negociata me presidentin Trump dhe  shifrave jo të favorshme në sondazhe.