Kërkohet kufizimi i shpenzimeve të udhëtimit për deputetët

Ligji për kufizimin e shpenzimeve të udhëtimit i paraqitur nga Levica është në rendin e ditës së seancës parlamentare të së mërkurës, njoftoi sot kjo parti. Levica kërkon uljen e The post Kërkohet kufizimi i shpenzimeve të udhëtimit për deputetët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 9, 2025 - 16:00
 0  4
Kërkohet kufizimi i shpenzimeve të udhëtimit për deputetët

Ligji për kufizimin e shpenzimeve të udhëtimit i paraqitur nga Levica është në rendin e ditës së seancës parlamentare të së mërkurës, njoftoi sot kjo parti. Levica kërkon uljen e këtyre privilegjeve zyrtare, duke nisur nga kufizimi i shumave për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve.

Shpenzimet e udhëtimit po keqpërdoren nga zyrtarët, gjë që krijon zhgënjim të jashtëzakonshëm te qytetarët, thotë Levica.

“Propozimi i Levicës është që shpenzimet e udhëtimit të llogariten sipas çmimit të tregut prej 6.5 litra karburant për çdo 100 kilometra të kaluar. Besojmë se kjo është një zgjidhje shumë më realiste dhe racionale, e pranueshme për të gjithë Kuvendin dhe do t’i japë fund shumave astronomike që deputetët marrin nga buxheti i shtetit. Edhe Levica është pro heqjes së tyre të plotë, por për ta bërë të pranueshme për shumicën ne po e propozojmë ligjin në këtë formë”, tha Levica, transmeton Zhurnal.mk

Ata na kujtojnë se askush nga grupi parlamentar i Levicës nuk i shfrytëzon shpenzimet e udhëtimit e as qiranë, ndonëse ka deputetë edhe nga Gjevgjelia edhe nga Struga, nga ku, në fakt, deputetët marrin nga 800.000 denarë për shpenzime të udhëtimit.

“Deputetët e Levicës paguajnë qiranë e tyre në Shkup, nga pagat e tyre parlamentare. I bëjmë thirrje shumicës dhe qeverisë që në seancën e së mërkurës të miratojë këtë ligj racional për kufizimin e shpenzimeve të udhëtimit. Këto mjete mund të ripërdoren për të përmirësuar cilësinë e jetës së grupeve të varfëra dhe të cenueshme të qytetarëve, si në sferën shëndetësore ashtu edhe në atë sociale”, thonë nga Levica, transmeton Zhurnal.mk

The post Kërkohet kufizimi i shpenzimeve të udhëtimit për deputetët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .