Kërkohet që zyrtarët që janë nën hetime si të dyshuar për korrupsion të mos jenë pjesë e listave zgjedhore

9 shkurti 2025 është caktuar të jetë si datë e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës. Tashmë partitë politike kanë filluar me publikimin emrave të kandidatëve të tyre për deputet. PDK, LDK e AAK, janë partitë politike, të cilat deri më tani kanë bërë publike disa nga emrat e kandidatëve për deputet, ndonëse partia e

Nëntor 24, 2024 - 12:00
 0  6
Kërkohet që zyrtarët që janë nën hetime si të dyshuar për korrupsion të mos jenë pjesë e listave zgjedhore
kerkohet-qe-zyrtaret-qe-jane-nen-hetime-si-te-dyshuar-per-korrupsion-te-mos-jene-pjese-e-listave-zgjedhore

kerkohet-qe-zyrtaret-qe-jane-nen-hetime-si-te-dyshuar-per-korrupsion-te-mos-jene-pjese-e-listave-zgjedhore

9 shkurti 2025 është caktuar të jetë si datë e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës.

Tashmë partitë politike kanë filluar me publikimin emrave të kandidatëve të tyre për deputet. PDK, LDK e AAK, janë partitë politike, të cilat deri më tani kanë bërë publike disa nga emrat e kandidatëve për deputet, ndonëse partia e cila udhëheq aktualisht me shtetin, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka filluar ende publikimin e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e fillimvitit të ardhshëm.

Nga shoqëria civile, por edhe nga partitë opozitare, po kërkohet që në listat e partive politike që marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, të mos ketë kandidatë që janë nën hetime për korrupsion, sepse kjo sipas tyre nuk i konvenon as partive politike, por do të ishte me sens pozitiv edhe për të ardhmen e vendit.

 

Deputeti i VV-së: Zyrtarët që janë të dënuar dhe kanë aktakuzë nuk duhet të kandidojnë për deputet

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline, konsideron se zyrtarët që janë dënuar dhe kanë aktakuzë për korrupsion, nuk ishte dashur të kandidonin për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

‘’Zyrtarët që janë të dënuar dhe kanë aktakuzë nuk është dashtë të kandidojnë se kohëve të fundit janë ngritur disa aktakuza që kanë të bëjnë më shumë me politikën se sa janë të vërteta’’, thotë ai.

Thaçi, thekson se disa raste të fundit që janë ngritur nga drejtësia në vend, për të konsiderohen si të montuara politikisht dhe se nuk kanë bazë.

‘ Rasti i Nagip Krasniqit që është arrestuar për diçka tjetër e aktakuza për tjetër gjë. Këto raste janë të montuara politikisht dhe nuk kanë ndonjë bazë dhe personat e tillë nuk mund të penalizohen dhe të mos marrin pjesë në zgjedhje’’ shprehet ai.

Deputeti i VV-së, shprehet shumë skeptik për punën e sistemit ligjor në vend, derisa thotë se nëse Prokuroria dhe Gjykata e ka shpallë të pafajshëm Rastin ‘’Pronto’’ s’ka çfarë të thotë më shumë.

‘’Prokuroria dhe Gjykata që e shpallë rastin Pronto si të pafajshëm çfarë kemi me fol më shumë për të është puro politike edhe prokuroria edhe gjykata’’ shprehet ai.

Për deputetin Thaçi, Vettiungu mbetët i vetmi opsion për sistemin e drejtësisë.

‘’I vetmi  opsion për Gjykata do të ishte Vettingu me këta prokurorë e gjykatës që shpallin të pafajshëm rastin Pronto dhe shumë raste të tjera’’ tha ai.

 

Deputeti i PDK-së: Zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion, nuk duhet të jenë pjesë e listave zgjedhore

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline, potencon se zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk do të duhej të ishin pjesë e listës zgjedhore.

‘’Zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk duhet të bëjnë pjesë në lista zgjedhore sepse nuk i bëjnë nderë as listës dhe as përfaqësimit qytetar’’ shprehet ai.

Deputeti Beqa, thekson se këtë standard madje e kishte vendosur PDK-ja.

‘’Ne si PDK kemi vendos një standard që nuk kemi pas raste dhe s’kemi e as nuk do të ketë që ndonjë zyrtar që është nën hetime nuk do të jetë në pjesë të listës’’, thotë ai.

Ai thotë se pavarësisht me të drejt apo pa të drejt, duhet pritur përfundimi i hetimeve ndaj tyre.

‘’Pavarësisht me drejtë apo pa drejtë zhvillohet një hetim ndaj një zyrtari duhet me prit përfundimin e tyre’’ thotë Beqa.

 

Nga Lëvizja FOL: Personat që janë duke u hetuar duhej ta prisnin vendimin final të tyre

Viola Bunjaku nga Lëvizja FOL, thotë për FrontOnline  se individët dhe zyrtarët që janë nën  hetime për korrupsion, në aspektin politik e moral do të duhej ta prisnin vendimin final të tyre.

‘’Sa i përket në aspektin politik e moral ata persona që janë duke u hetuar do duhej të prisnin deri në vendimin final të tyre’’, thotë ajo për FrontOnline.

Bunjaku, potencon se sa i përket legjislacionit dhe ligjit për zgjedhjet, nuk e parasheh penalizimin e ndonjërit kandidat, që nëse është nën hetime për korrupsion i ndalohet kandidimi për zgjedhje.

‘’Sa i përket legjislacionit për ligjin në zgjedhjet e përgjithshme nuk është paraparë që penalizon ndonjërin nga kandidatët që janë duke u kryer disa hetime paraprake nuk mund të konsiderojmë që është diçka e paligjshme’’ shprehet ajo.

Ajo potencon se nuk mund të përjashtohen nga gara pa vendim të gjykatës, personat që janë vetëm nën hetime për korrupsion.

‘’Na duhet të presim vendim të Gjykatës dhe nuk mund t’i përjashtojmë nga gara personat që janë duke u hetuar për një çështje’’ potencon ajo.

 

Demhasaj: Personat që akuzohen për korrupsion, partitë nuk është dashtë me i prezantuar në listat e tyre zgjedhore

Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, thotë se personat që akuzohen për korrupsion në aspektin moral e politik nuk do të duhej të ishin pjesë e listave zgjedhore.

‘’ Personat që akuzohen për korrupsion, partitë nuk është dashtë me i prezantuar në listat e tyre zgjedhore’’, thotë ai.

Demhasaj, thotë se ndonëse kjo nuk ndalohet me ligj që një i akuzuar të kandidoj për deputet, derisa nuk ka vendim final të Gjykatës.

‘’Për aq kohë sa nuk je i dënuar konsiderohesh i pafajshëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit ju takon e drejta e kandidatit në zgjedhje por nuk duket logjikshëm që personat që kanë aktakuzë për korrupsion me qenë pjesë e listave zgjedhore’’ shprehet ai.

Ai, thotë se rreth 50% e të akuzuarve për korrupsion, po dalin të pafajshëm në fund të procesit.

‘’Duke marr parasysh se një numër të madh të aktakuzave për korrupsion që i ngritin hidhet poshtë rreth 50% e tyre nga ana e Gjykatave kjo është argument që prej tyre disa janë të pafajshëm‘’ tha Demhasaj për FrontOnline.