Vdekja e 16-vjeçarit në Çair, Prokuroria: Nuk kishte patentë shoferi, ngiste motoçikletën me shpejtësi

Nga Prokuroria kanë dalë me njoftim rreth aksidentit në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, të njohur si Çairçanja, ku jetën humbi një 16-vjeçar. Sipas informacioneve të para nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, i mituri po ngiste motoçikletën pa patentë shofer dhe pa kokore mbrojtëse, si dhe me shpejtësi më të madhe se ajo e […]

Prill 27, 2025 - 20:00
 0  4
Vdekja e 16-vjeçarit në Çair, Prokuroria: Nuk kishte patentë shoferi, ngiste motoçikletën me shpejtësi

Nga Prokuroria kanë dalë me njoftim rreth aksidentit në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, të njohur si Çairçanja, ku jetën humbi një 16-vjeçar.

Sipas informacioneve të para nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, i mituri po ngiste motoçikletën pa patentë shofer dhe pa kokore mbrojtëse, si dhe me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara. Në vendin kritik të aksidentit, ai nuk ka arritur të shmangë një trotinet elektrik që po drejtohej nga një 14-vjeçar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes, 16-vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, i mituri që drejtonte trotinetin është lënduar dhe aktualisht po trajtohet në spital.

“Me qëllim përcaktimin e saktë të shkaqeve të aksidentit, prokurori publik ka lëshuar disa urdhra dhe udhëzime. Po sigurohen pamjet e kamerave të sigurisë në lokacionin konkret. Është dhënë urdhër për kryerje të autopsisë ndaj trupit të të ndjerit, ndërsa ndaj të miturit që po drejtonte trotinetin do të bëhen analiza për praninë e mundshme të alkoolit apo substancave të tjera të paligjshme”, thonë nga Prokuroria.